E vërteta është se kombinimet mund të ndodhin ndërmjet të gjitha shenjave, duke mos harruar se astrologjia është shumë më tepër sesa vetëm analiza e shenjës së zodiakut ( vendndodhja e Diellit ), në rastin që flasim për partneritete ka shumë domethënje edhe ku gjendet Hëna dhe Venera në horoskopët personal, nënshenja ( ascendenti ) si dhe shtëpia e 7’të që përshkruan marrdhëniet, partneritetet dhe martesat. Megjithatë duke pasur parasysh karateristikat bazë të shenjave, përshtatja më e mundshme dhe më e preferuar të ndodhë është kjo!
Dashi: më së shumti ju përshtatet Luani, Shigjetari, Akrepi. Dashi ka frikë të humbasë pavarësinë e vet. Por kur vendosin të hyjnë në lidhje më së miri do t’i përshtatet Luani dhe Shigjetari pasi kuptojnë më mirë temperamentin e zjarrtë të tyre. Ndërsa Akrepi do ta kuptojë më në thellësi entuziazmin dhe impulsivitetin e Dashit.
Demi: më së shumti ju përshtatet Virgjëresha, Bricjapi dhe Peshorja. Për Demin stabiliteti ekonomik është mbi të gjitha, pa të nuk funksionojnë gati aspak në marrëdhënie të tjera, prandaj shenjat si Virgjëresha dhe Bricjapi do t’i japin siguri dhe stabilitet. Ndërsa Venera planeti udhëheqës për Peshoren si dhe Demin i përafron ata kryesisht për të bukurën dhe pasionin.
Binjakët: më së shumti ju përshtatet Peshorja, Ujori dhe Virgjëresha. Thuhet se për Binjakët një bashkëbisedim tërheqës është po aq i vlefshëm sa një raport intim, prandaj partnerët ideal për frekuancat tuaja janë dy shenjat tjera të ajrit Peshorja dhe Ujori, jo më pak edhe Virgjëresha me Mërkurin si udhëheqës të përbashkët – planeti i komunikimit. Nga përvoja ime, kam hasur gjithashtu mjaft martesa mes Binjakëve dhe Akrepit, por kjo për arsye të harmonisë nga shpërndarja e planeteve në horoskopët personal.
Gaforrja: më së shumti ju përshtatet Akrepi, Peshqit, Demi. Gaforrja konsiderohet shenja më e ndjeshme e zodiakut, prandaj çdo partner që ka mungesë empatie është pak e mundshme të jetë i preferuari i Gaforres! Dy shenjat tjera të ujit Akrepi dhe Peshqit janë më të kujdesshëm ndaj kësaj ndjeshmërie të tyre, prandaj përshtatja s’do të mungojë. Peshqit janë në avantazh me imagjinatën e tyre të shtuar. Edhe shenjat e tokës nuk qëndrojnë larg, me sigurinë që duan t’ua japin, sidomos Demi me pasionin e tij.
Luani: më së shumti ju përshtatet Dashi, Shigjetari, Bricjapi. Luani ka nevojë të jetë në qëndër të vëmendjes, dhe këtë nevojë më së miri e kuptojnë dhe suportojnë në mënyrë natyrale dy shenjat tjera të zjarrit Dashi dhe Shigjetari. Këto lidhje zakonisht kanë shumë pasion prandaj duhet patur kujdes nga mos ‘djegja‘ fare e lidhjes! Qëndrueshmëria dhe siguaria që jep Bricjapi mund ta bëj partner ideal për një Luan në rrugëtimin e tyre për lideship.
Virgjëresha: më së shumti ju përshtatet Virgjëresha, Bricjapi, Demi. Nga përvoja ime më rezulton se partneri ideal për një Virgjëreshë është po një Virgjëreshë, pasi nevojën e tyre për detaje në çdo gjë, edhe në marrëdhënie, e përmbushin vetëm ata. Përndryshe natyrën e tyre sa praktike edhe të hallakatur për karrierën, do ta kuptojnë dhe mbështesin më së miri dy shenjat tjera të tokës si Demi dhe Bricjapi. Xixa ju shkaktojë edhe shenjat e zjarrit, por paparashikueshmëria e tyre i humbë pikë.
Peshorja: më së shumti ju përshtatet Binjakët, Ujori dhe Demi. Peshoret konsiderohen shenja më e përshtatshme për të gjitha shenjat e zodiakut. Nevoja e tyre për dashuri me harmoni është unike, vetëm kush nuk do ta kuptojë! Më së miri pështaten me dy shenjat tjera të ajrit, zgjuarsinë e Binjakëve dhe inovacionin e Ujorit. Ndërsa me Demin i bashkon planeti i tyre i përbashkët Venera nëse është në harmoni në horoskopët personal. Shenjat e zjarrit ju frymëzojnë por shpërthimet e tyre ju japin pasiguri.
Akrepi: më së shumti ju përshtatet Gaforrja, Peshqit, Binjakët. Akrepi është i pari sa i përket shtysës së fortë seksuale dhe emocionale! Njëkohësisht kjo nuk është e lexueshme lehtësisht me sy të lirë, prandaj është shenja që kuptohet shumë vështirë se çfarë ndjen realisht, pasi ata i mbajnë ato fshehur dhe shumë thellë brenda tyre. Prandaj kush ka arritur te kuptojë ndjenjat e vërteta të Akrepit, me shumë gjasa Gaforrja dhe Peshqit, është i përzgjedhuri, pasi Akrepi ju ka dhëne besimin dhe nuk ka frikë se do t’i lëndoni. I tërheqin dhe Binjakët me zgjuarsinë e tyre, duke menduar se i kuptojnë dhe ndjeshmërinë e tyre.
Shigjetari: më së shumti ju përshtatet Dashi, Luani, Peshqit. Shigjetari nuk mund të qëndrojë me një partner i cili dëshiron ta kontrollojë apo ndryshojë. Shigjetarit i duhet dikush që të eksplorojë dhe argëtohet me të, Dashi dhe Luani. Shigjetari do të jetë i gjithanshëm, prandaj është e vështirë të frenohet, si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Por jeta me ta nuk bëhet asnjëherë monotone. Ndërsa me Peshqit i bashkon planeti i tyre i përbashkët Jupiteri që i bën ëndrrimtarët e zodiakut, mos qeshni, pasi shumicën i bëjnë realitet.
Bricjapi: më së shumti ju përshtatet Demi, Virgjëresha, Binjakët. Me maturinë e tyre Bricjapi dominon zodiakun, me ta të gjithë ndjehen të sigurtë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe emocional. Demi dhe Virgjëresha janë të favorizuar pasi e kuptojnë natyrshëm seriozitetin e Bricjapit. Nëse për Luanin thamë se Bricjapi mund të jet i përzgjedhuri tyre, kjo nuk qëndron për Bricjapin kur ky ka për të zgjedhur, pasi ky i fundit e ndjen se është lider në faza të gjata pa rënë shumë në sy dhe pa ndihmën e Luanit. Binjakët ju frymëzojnë për realizim e ambicjeve.
Ujori: më së shumti ju përshtaten Peshorja, Binjakët, Shigjetari, Dashi. Ujori është shenja më origjinale dhe që i përshtatet më së miri trendeve të kohës, disa madje i krijojnë vetë trendet! Jeni mendje hapur, prandaj partnerët e preferuar janë ata që nuk tentojnë t’ju kufizojnë ose ndalojnë vullnetin tuaj. Peshorja dhe Binjakët ju frymëzojnë në këtë rrugëtim, ndërsa Shigjetari dhe Dashi janë aty t’ju përkrahin me entusiazëm për çfardo ide inovative që keni.
Peshqit: më së shumti ju përshtatet Gaforrja, Akrepi,Peshorja. Peshqit janë idealistët e zodiakut, dhe si të tillë sakrifikojnë shumë për dashurinë. Nëse e keni vështirë ta kuptoni këtë gjë, atëherë gjasat tuaja të veni kurorë me Peshqit janë të pakta. Peshqit shpirtin binjak mund ta gjejnë tek Gaforrja ose Akrepi, pasi me ta do t’i shijoni më mirë dallgët e dashurisë. Shenjat e tokës do të kenë pak shanse pasi ju duken më të ftohtë emocionalisht. Shenjat e zjarrit nga ana tjetër kanë shumë emocione, por të pa sigurta për ju prandaj Peshorja me Venerën e saj për harmoni,mund të jetë në frekuencën tuaj të preferuar.