Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është e shkruar në yje, por ja që edhe shenjat e tjera nuk mbeten pa gjë, më poshtë do t’ju zbulojmë anën e panjohur të tyre. Mësoni anën e errët të shenjës tuaj.
Dashi: I papjekur!
Dashi, është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet. Adoleshentët e kësaj shenje janë gjithnjë të shqetësuar, kapriçozë dhe kërkojnë të ushtrojnë autoritet të madh. Kërkojnë të fitojnë me çdo kusht kur bëhet fjala për konkurrencë.
Demi: Kokëderr si dreqi!
Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. E kemi fjalën, ashtu mendon Demi. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo. Një Dem s’do t’ia dijë sa energji harxhon: do vetëm të vërtetojë se ideja e tij është e duhura dhe do të ketë sukses. Jo se ia ka vënë ndonjëherë vetes në dyshim.
Binjakët: Arrogant!
Me aq shumë personalitete sa ka një njeri i shenjës së Binjakëve, do të zgjedhë pikërisht më të keqin për t’ua shfaqur të tjerëve: arrogantin. Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë. Shtoji kësaj faktin që ndonjëherë thjesht nuk janë aty për të të ndihmuar.
Gaforrja: Acarues deri në luajtje mendsh!
Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër. Ka gjithmonë diçka për t’u ankuar, për të mos u kënaqur me të tjerët, se fajin vetes s’ia vë kurrë.
Luani: I çmendur për vëmendje!
Luani e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjesht s’të duan afër.
Virgjëresha: Gjykuese e ndyrë!
Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarte të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë sjellje “të përsosur” në shoqëri, shpirti u kalbet nga aq shumë gjykime sa bëjnë gjithë kohës.