DEMI-VIRGJËRESHA
Një nga çiftet më të suksesshme të zodiakut. Demat janë të njohur për shijues të mirë të jetës, madje edhe gjërave më të thjeshta të saj, gjë që është diçka e madhe për Virgjëreshën, e cila tërhiqet nga gjtihçka që ka të bëjë më natyrën. Të dy shenjat zodiakale njihen si shenja praktike, pak materialiste dhe gjithnjë të ankoruar në realitet. Janë të dyja shenja të Tokës, impenjohen aktivisht në jetën familjare dhe duan stabilitet në të gjitha nivelet. Miksimi perfekt vjen nga faktori realist që Virgjëresha mbart në këtë marrëdhënie, duke kompletuar personalitetin e Demit.
PESHQIT – GAFORRJA
Gaforrja është një shenjë uji dhe konsiderohet ndër shenjat më të ndjeshme të zodiakut. Gjithnjë i vëmendshëm për gjithçka ndodh dhe ndaj problemeve të atyre që hyjnë në kontakt me të. Për këtë arësye, çifti i përbërë nga Gaforrja dhe Peshqit konsiderohet ndër çiftet më të përshtatshme. Peshqit, gjithashtu një shenjë uji, ka shumë cilësi të Gaforres edhe pse kanë disa probleme sentimentale, sidomos kur bëhet fjalë për përfshirje afatgjatë në lidhje. Dualiteti i Peshqve neutralizohet nga qetësia e Gaforres dhe kjo i bën të dy të heqin dorë nga bota imagjinare ku arratisen gjithnjë.
SHIGJETAR-DASH
Shigjetari ka dëshirë të zbulojë risi, të ekspolorjë, të fitojë, të bëjë gjëra të reja. Cilësitë e përbashkëta përfshijnë optimizëm, vendosmëri dhe shpirt aventurier. Shigjetari përpiqet t’i përcaktojë gjërat më parë, në mënyrë që të dijë gjithnjë se cilën rrugë të ndërmarrë para se të bëjë hapin e parë. Dashi është më i relaksuar dhe i jep gjithnjë partnerit mbështetjen që kërkon dhe për të cilën ka nevojë. Marrëdhënia mes këtyre dy shenjave zodiakale është e shkëlqyer deri në momentin që zihen. Kur kjo ndodh, do jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që njëri nga të dy të heqë dorë nga krenaria dhe të bëjë një hap pas.
UJORI – BINJAKËT
Ujori dhe Binjakët janë shenja Ajri dhe kjo do të thotë se marrëdhënia e tyre do jetë e madhe deri në stuhinë e parë të fortë që mund të shkatërrojë gjithçka kanë ndërtuar. Thuhet se të lindurit e Ujorit janë njerëz që i përkushtohen plotësisht mirëqënies së botës në të cilën jetojnë dhe kontribuojnë me çdo kusht për të përmirësuar shoqërinë. Binjakët janë të ndryshueshëm dhe kurioziteti dhe dëshira për të bashkëvepruar me të tjerët i bëjnë adapt për çdo situatë. Dëshira për ndryshim dhe aftësia për të kuptuar sjelljen e atyre që i rrethojnë janë karakteristika që i bëjnë të duken perfekt bashkë.
PESHORE-LUAN
Njerëz ekstroversë, të sjellshëm dhe të kuptueshëm, Peshoret janë të njohura për joshjen që kanë, për aftësinë që kanë për të bashkëvepruar me të tjerët dhe shpesh konsiderohen si ‘shpirti i festës’. Këto cilësi, të kombinuara me prezencën e fortë dhe dominuese të Luanëve, çojnë në një marrëdhënie perfekte. Ndjejnë nevojën e një ekuilibri në jetën e tyre në të gjitha fushat dhe duan një person të cilit t’i besojnë. Personaliteti vibrues i Luanit përshtatet, sepse do gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes, por nuk mund të mbijetojë vetëm.
BRICJAPI-AKREPI
Dy energji të ndryshme, por një çift thuajse perfekt. Bricjapi është një shenjë Toke dhe Akrepi një shenjë Uji. Por bashkimi mes tyre është një forcë e çmuar. Bricjapët janë të përgjegjshëm, bëjnë një jetë frenetike dhe duan sfidat. Akrepët kanë namin se janë hakmarrës, por natyra e Bricjapit është unike dhe mund ta ‘amortizojë’ partnerin, duke e bërë të jetë një partner/e perfekt/e.