Tre vite më parë, 19-vjeçari Marvi Mihali mbeti i vr arë në Tiranë për shkak të një she rri mes të rinjsh. E gjithë zën ka ndodhi për një karikues, ndërsa ky she rr ban al i mori jetën 19-vjeçarit i cili ishte djalë i vetëm. Prindërit e Marvit luftuan për të vënë në vend drejtësinë për të birin, ndërsa 3 vite pas hidh ërimit të thellë, ka lindur sërish shpresa në shtëpinë e tyre. Fatmira dhe Pavllo Mihali janë bërë me vajzë, megjithëse mosha e tyre i kalon të 50-tat. Lajmin e bukur e dha gazetari Bledi Mane në një postim në profilin e tij në Facebook.

“LAJM I GËZUAR/ MARVI MIHALI BËHET ME MOTËR! E mbani mend para tre vitesh, u kujtohet vra sja mak abre për një karikues celulari e djaloshit 19 vjeçar Marvi Mihali në Tiranë? Veç dhimbjes, veç humbjes, veç jetës së djalit të tyre të vetëm ndërperë padrejtësisht, prindërit e Marvit luftuan si heronj edhe me drejtësinë halabake dhe vampire shqiptare. Dy prindër intelektualë kurajozë, këmbëngulën duke i dhënë krimit dhe gjykatave shqiptare mësimin e merituar. Megjithëse në moshë mbi 50 vjeç, mësuesja e anglishtes Fatmira dhe bashkëshorti i saj Pavllo Mihali, kampioni i dikurshëm i atletikës, sot kanë arsye të mposhtin dhimbjen dhe të fillojnë të lumturohen gradualisht. Ata sapo janë bërë prindër të një vajze duke na treguar të gjithëve se jeta ngrihet mbi pl agët e vde kjes. Vëllai më i ri në Tiranë Marvi Mihali tashmë nuk lëngon në va rr nga pla gët e vras jes me thikë, ai gëzon se tashmë ka një motër të vogël të bukur e cila erdhi në jetë jo për hakm arrje por për të përcjellë dashuri në një vend të pla gosur nga qytetarët e tij…”- shkruhet nëpostim.