Edhe pse presidenti i Barcelonës Bartomeu tentoi të pajtonte kapitenin Lionel Messin me drejtorin e klubit Erik Abidal, mediat në Spanjë zbulojnë se lojtarët që u përfshinë në she rr gjatë stërvitjes së fundit ishin ylli argjentinas dhe portieri Mark Andre Ter Shtegen.

“El Pais” shkruan se “Pleshti” dhe gardiani gjerman, të cilët njihen brenda skuadrës si liderët e Barcelonës kanë debatuar me tone të ash pra me njëri-tjetrin për shkak të luhatjeve në rezultate gjatë këtij sezoni.

Disa ditë pasi u lajmërua nga mediat iberike se brenda kampit katalanas kishte nisur një konf likt i ash për, por nuk u përmendën emra. Ditën e djeshme presidenti i klubit Bartomeu zhvilloi një mbledhje emergjente për të sheshuar mosmarrëveshjet e brendshme.

Drejtori i klubit Erik Abidal dhe Lionel Messi shkëmbyen replika rreth gjendjes jo të mirë të ekipit. Argjentinasi i kërkoi ish-shokut të skuadrës të përmendë emrat e futbollistëve që janë përgjegjës për rënien e Barcelonës në këtë sezon. Shkarkimi i Ernesto Valverdes në fillim të këtij viti ka sjellë pakënaqësi te skuadra e Barcelonës.