Kryeministri britanik, Boris Johnson ka shpalosur idenë e studimit të një projekti për ndërtimin e një ure që do të lidhë Irlandën e Veriut me Skocinë. Johnson, i gatshëm për të sfiduar dyshimet për fizibilitetin e kësaj vepre, ndërsa përpiqet ta imagjinojë atë si një simbol të lidhjes me mbretërinë të dy kombeve më armiqësore ndaj Brexit.
‘’Johnson udhëzoi stafin e tij që të fillojnë vlerësimet paraprake të veprës’’, njoftoi Downing Street. Në Belfast, njoftimi shkaktoi një entuziazëm mes anëtarëve të sindikalistëve protestantë të DUP-it. Ndërsa në Skoci nuk ka mendime të kundërta, por mbeten ende skeptikë. Prej disa kohësh, specialistët po studiojnë pengesat teknike dhe kostot. Ura do të jetë 19 kilometra, por disa arkitektë besojnë se struktura, e cila duhet të mbahet në një det të stuhishëm, mendojnë se nuk do të jetë e lehtë.