Milan-Juventus përpara më shumë se 70 mijë tifozësh! Një rekord absolut në Kupën e Italisë gjatë gjithë historisë së kompeticionit. Ndeshja e vajtjes dhe më pas do të jetë radha e ndeshjes së kthimit. Milani vjen nga humbja e turpshme në derbin ndaj Interit, pasi kryesonte 2-0 në 45′ e para dhe u përmbys 4-2. Trajneri Pioli nuk ka ndryshuar shumë gjëra dhe ka lënë të njëjtën skemë (4-2-3-1) ndërsa vetëm Calabria merr vendin e Contit në krah të djathtë.Te Juventusi, rikthehet titullar De Sciglio në të djathtë. Edhe Buffon në portë, teksa Matuidi dhe Ramsey gjithashtu do ta nisin nga minuta e parë, me Higuain që e nis nga stoli.
Milan (4-2-3-1): Donnarumma G; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Castillejo, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic.
Juventus (4-3-3): Buffon, De Sciglio, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro, Pjanic, Matuidi, Ramsey, Cudrado, Dybala, Ronaldo.