Juventusi nuk është aspak i bindur nga paraqitjet e Aaron Ramseyt. Mesfushori i ardhur si lojtar i lirë nga Arsenali nuk ka bërë diferencën në kampionatin italian, madje nuk po merr as minuta te skuadra bardhezi.Ekipi torinez e ka aktivizuar 29-vjeçarin vetëm në 19 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 2 gola. Ai ka patur dhe probleme të tjera muskulare dhe kjo është arsyeja që nuk ka luajtur vazhdimisht.
Drejtuesit e Juventusit po mendojnë të shesin lojtarin, pasi nuk e shohin pjesë e projektit për të ardhmen. Italianët kanë paguar 3.6 milionë euro komision tek agjenti i tij. Ashtu si shitja e Emre Can te Dortmundi për 20 milionë euro, pritet dhe shitja e Ramsey në një ekip tjetër.