USAID po zbaton një projekt në bashkinë e Kamzës që synon fuqizimin ekonomik të grave. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli theksoi se në kuadër të programit “Mbështetje për bizneset e vogla të grave”, janë trajnuar 30 gra, banore të bashkisë për të rritur aftësitë e tyre sipërmarrëse.

“Së bashku me drejtorin e USAID, Kevin Mclauglin bëmë të mundur organizimin e trajnimeve, për fuqizimin ekonomik të 30 grave në bashkinë e Kamzës. Ky trajnim ka në fokus favorizimin e grave pjesëmarrëse, në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive sipërmarrëse”, tha Suli. Bashkia Kamëz, theksoi ai, do të sigurojë mbështetje maksimale, për bërjen realitet të idesë së tyre të biznesit.