Derbi Inter-Milan ishte një përjetim i fortë për dy tifozeritë, si ajo zikaltër kur erdhi përmbysja e madhe, ashtu edhe për kuqezinjtë kur u shënuan dy gola në pjesën e parë dhe protagonist ishte Ibrahimovic… Por, në fund, festa ishte interiste dhe trishtimi milanist. Tiziano Crudeli, tifozi i çmendur i Milanit, e ka përjetuar nga deliri në hidhërim… Nga parajsa në ferr! Teksa në fund nuk ka pasur mundësi as edhe të reagojë siç duhet, edhe pse shoku i tij interist e tallte në lidhje telefonike!