Shenja e Luanit (24 korrik–23 Gusht)
Si të njohim Luanin
Ju ka thënë dikush kohët e fundit “Mua mos më bëni asnjë nder “- por ndërsa po thoshte këtë frazë ju dha një buzëqeshje krejtësisht të mrekullueshme? Ju sapo jeni prezantuar me mbretin e kafshëve. Mos u shqetësoni, do ta merrni veten shpejt. Ska gjë se ju ka gërvishur nË 2 – 3 vende. Nuk është aspak e pazakontë për Luanin që të shfaqë krenarinë e tij arrogante dhe anën e tij lozonjare gjithë diell në të njëjtën kohë. Këto janë arsyet pse ai ja hedh paq në çdo situatë.
Luani, sundon të gjitha kafshët e tjera. Personi i shenjës së Luanit udhëheq ju dhe gjithë të tjerët. (Po, po, unë e di se kjo nuk është e vërtetë, por ju lutem mos ia thoni atij. Kjo do tia thyejë zemrën e madhe, të ngrohtë dhe të vetëkënaqur.) Më e mira është që të përdorni humorin me të. Pastaj ai do të mjaullijë, në vend që të hungërrijë me të madhe dhe tju frikësojë ju për vdekje. Luani qëndron midis të qenit i shoqërueshëm dhe energjik dhe të qënit i plogësht, si dhe zotëron një ulërimë të fuqishme. Nëse ju doni të studioni luanin madhështor, duhet të shkoni nëpër të gjitha vendet plot gjallëri dhe dritë të qytetit. Të paktën gjysma e njerëzve që do të shihni që jetojnë në këtë stil, do të jenë të shenjës së Luanit. Ata pëlqejnë të jetojnë në majë të ndërtesave të larta dhe i urrejnë vendet e mërzitshme dhe të errëta.
Nëse ju shihni një person i cili skuqet me lehtësi, sigurohuni që mos ta ngatërroni skuqjen nga turpi me nxehtësinë që vjen nga krenaria apo egoja. Ka shumë ndryshim midis këtyre dy lloj skuqjeje.Fytyra e tij mund të jetë e kuqe, sepse ai është sforcuar shumë gjatë stërvitjes në palestër. Faqet e tij mund të jenë rozë, sepse para tij sapo kaloi vajza e ëndrrave të tij. Por ngjyra e tij rozë e ndezur nuk është shkaktuar nga turpi apo ndrojtja. Nuk ka njerëz të shenjës së Luanit të turpshëm. Ata thjesht pretendojnë se janë të turpshëm apo të ndrojtur. Është e rëndësishme ta mbani mend këtë fakt.Ka shumë pak Luanë që janë të ndrojtur. Mos lejoni që mjaullima e tyre e butë tju vë në lojë. Edhe personi i shenjës së Luanit me natyrën më të butë , ka brenda vetes dëshirën dhe të drejtën mbretërore për të sunduar miqtë dhe familjen, ndërsa qëndrojnë dhe shohin vjedhurazi nga prapa perdeve dhe presin mundësinë e tyre për të dalë në skenë. Nëse nuk më besoni, thjesht zgjidhni një Luan të qetë që pretendon se është një njeri i ndrojtur dhe sulmojeni te krenaria e tij. Merrini atij diçka që ai beson se i takon me të drejtë, ose jepini urdhëra dhe trajtojeni pa respekt. Ju do të dëgjoni ulërimën e asaj maces së urtë në dukje, të dëgjohet deri te kopshti zoologjik. Duhet një shpirt i guximshëm për të sfiduar atë, kur ai është duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e tij. Disa Luanë mund të zbuten me kalimin e moshës, por Luani i vërtetë kurrë nuk e ul kokën e tij krenare. Kurrë!
Sa për tiparet fizike të kësaj shenje Dielli, vetëm hidhni një sy përreth për të parë gjithë njerëzit që i ngjajnë një luaniose një luaneshe, me krifën e flokëve që i nxjerr në pah fytyrën dhe vështrimin thellësisht dembel. Luani ecën drejt dhe krenar, me hapin e qetë të një maceje. Femrat kombinojnë hijeshinë me fuqinë e fshehur. Fuqia e tyre maskohet nën natyrën e butë, zakonisht të qetë dhe të qëndrueshme. Por mos harroni se luanesha është gjithmonë e gatshme të hidhet në sulm, në qoftë se ajo ndihet e kërcënuar. Kthetrat e saj janë të mbuluara, por të mprehta.
Ju do të vini re një stil komandues dhe një pamje hijerëndë, ndërsa personi i shenjës së Luanit, shikon njerëzit e tjerë që ndodhen poshtë tij. Zakonisht, lëvizjet dhe të folurit janë të llogaritura dhe të planifikuara. Njerëzit e shenjës së Luanit rrallë flasin shpejt, ecin apo vrapojnë me shpejtësi (vetëm nëse ka ashedente një Dash, Binjak apo ndikim mbizotërues të Hënës, për shembull). Ju nuk mund ta injorojë një Luan për kohë të gjatë, kur ndodheni në një grup. Ai do të vendoset në qendër të skenës me deklaratat dhe veprimet e tij impresionuese -ose do të vijë vërdallë hijerëndë dhe i menduar, derisa dikush të nxitojë drejt tij dhe ta pyesë se çfarë nuk po shkon mirë. Shumica e njerëzve të shenjës së Luanit, sidomos femrat, kanë sy me ngjyrë kafe të errët, që fillimisht janë të butë, pastaj mund të ndizen dhe të digjën nga zjarri; shpesh janë në formë të rrumbullakët dhe me pakëz bisht. Flokët janë të errët ose të kuq në bjond dhe zakonisht me onde, të fryra dhe shpesh me një stil të pakujdesshëm dhe të çrregullt.
Këta njerëz të kësaj shenje kanë një efekt të çuditshëm te njerëzit, që është për të qeshur kur e shikon. Është e vështirë të qëndrosh përballë Luanit pa e mbajtur trupin drejt- barkun e tërhequr dhe shpatullat prapa. Unë me të vërtetë nuk e di pse në njerëzit e tjerë imitojmë mënyrën mbretërore të Luanit- ngaqë na duhet kur përballemi me të apo për të mbledhur guximin teksa presim të marrim një leksion të mundshëm, sepse ata pëlqëjnë shumë të japin këshilla falas. Ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme për tju thënë në mënyrë mospërfillëse, saktësisht se si ju duhet të menaxhoni jetën tuaj.
Kjo dashuri ndaj mësimdhënies është arsyeja pse shumë njerëz të shenjës së Luanit përfundojë si edukatorë, politikanë dhe psikologë. Gjëja irrituese është se ata janë mjaft të mirë në racionalizimin e gjërave dhe zbutjen e problemeve në jetën tuaj. Sa keq që ata nuk mund të menaxhojnë punët e tyre me kaq lehtësi dhe zgjuarsi sa këshillojnë të tjerët. Megjithatë, kjo është ajo që e bën Luanin aq të çiltër dhe të dashur; superioriteti i tij i sinqertë dhe aftësitë e shkëlqyera, përzier me njëdobësi dhe trasparencë të madhe të egos. Luani krenar dhe dinjitoz kaq vulnerabël dhe i pambrojtur? Po, me të vërtetë! Ai lëndohet thellë kur ju nuk respektoni diturinë dhe bujarinë e tij. Për ta mbajtur nën kontroll dhe të qetë, thjesht bëjini qejfin atij. Nëntë herë nga dhjetë, ai do të kthehet nga një bishë e zhurmshme në një kotele të bindur, tëturpshme, pothuajse të kruspullosur nga ngrohtësia e komplimenteve. Kjo dobësi është si beteja e Vaterlosë për shumë njerëz të shenjës së Luanit. Ndërkohë që krenaria është “thembrën e tije Akilit”. Ta bësh qejfin është shumë e rëndësishme për të; mungesa e respektit e tërbon dhe e zemëron atë dhe të dy këto ekstreme e bëjnë atë të paaftë për të gjykuar në mënyrë të balancuar. Ka disa njerëz të shenjës së Luanit që i kontrollojnë këto tendenca me sukses, por e vërteta ështe se këto prirje janë gjithmonë të fshehura nënkëtë shenjë të Diellit dhe të pranishme në një farë mase pothuajse te të gjithë njerëzit e shenjës së Luanit.
Testojeni atë ndonjeherë. Gjatë orës së marrjes së leksioneve, ndërpriteni atë me takt dhe shprehini mikut tuaj të shenjës së Luanit, se pulovra e re i rri për mrekulli dhe ai duket shumë mirë. Rezultati do të jetë ndoshta një ndryshim i menjëhershëm nga pamja hijerëndë tek një njeri i skuqur flakë nga turpi që ju thotë: “Me të vërtetë mendon se më shkon?” Në shumicën e rasteve, të komplimentosh pamjen e jashtme funksionon po aq mirë sa të vlerësosh intelektin e tij.
Personii shenjës së Luanit thjesht nuk mund të mos ndihet superior si dhe të sillet në mënyrë dramatike herë pas here. Një nga fëmijët e mi ka patur një mësues të lindur në Gusht. Ajo u kthye në shtëpi nga shkolla një ditë dhe më tha, “Mami, mësuesi im është kaq qesharak. Ai është jashtėzakonisht i zgjuar për gjithçka, por ndonjëherë ai vjen vërdallë nëpër klasë duke ngritur duart lart e poshtë në ajër dhe duke bërtitur: Unë jam i rrethuar nga idiotë! ‘ Ne gjithmonë qeshim nën hundë, sepse e dimë se ai nuk i ka me gjithë mend ato që thotë”. I shkreti Luan, edhe fëmijët e vegjël e dinë se ulërima e tij është më keq se kafshimi i tij. Megjithatë më takon tju kujtoj se ju mund të hasni një Luan me një ndikim të madh nga planeti Mars apo Mërkuri dhe me një ashedente Akrepi. Në këtë rast kafshimi do të jetë më i keq së çdo gjë tjetër, por po i referohem tani Luanit tipik. Në shumë mënyra, Luani është jashtëzakonisht i zgjuar. Ai rrallë do të harxhojë energjinë e tij duke u përpjekur që të nxjerrë ujë nga një tokë e thatë, siç mund të bëjë shpesh një njeri i shenjës së Dashit. Kjo e bën atë një organizator të shkëlqyer dhe një delegues të mençur të detyrave. Urdhërat e tij janë çuditërisht efektive kur nuk përdor tone dramatike, sepse ai mund të jetë një mjeshtër i bisedës apo ligjëratës së drejtpërdrejtë, edhe nëse ajo vjen pakëz era e art skenik.Njeriu i shenjës së Luanit e shpreh miratimin e tij në mënyrë bujare dhe haptazi; madje ai mund të bëjë komplimente të tepruara, të cilat mund tju bëjnë me turp. Ai gjithashtu nuk është aspak i turpshëm në lidhje me indinjatën apo pakënaqësinë e tij. Zakonisht, çfarëdo që ai thotë, e ka me gjithë mend. Sido që ai të sillet, i qetë apo i acaruar, ai do të lë përshtypje te të tjerët.
Mënyrat mbretërore të kësaj shenje Dielli janë të shkëlqyera, nëse njeriu i shenjës se Diellit, Luani, është i zoti apo zonja e shtëpisë. Ata do tju bëjnë të ndiheni sikur jeni duke u argëtuar në një pallat mbretëror. Njerëzit e shenjës së Luanit, do tju ofrojnë mysafirëve të tyre ushqim të shumëllojshëm dhe të shkëlqyer, verë të mirë, gra të bukura dhe muzikë të lehtë.
Një temë e zakonshme për të cilën mund të diskutosh lidhur me një person të shenjës së Luanit është romanca dhe dashuria. Nëse do jeni të vëmendshëm, keni për të vënë re se nuk do të hasni shumë njerëz të kësaj shenje të pamartuar apo të vetmuar. Nëse takoni një të tillë, mos krijoni një mendim përfundimtar, pa kontrolluar të gjitha skutat e errëta të jetës së tij. Zakonisht pranë çdo Luani, vjen vërdallë një dashnor/e e fshehtë. Ai mund të mos ketë qenë i martuar kur e keni takuar në momentin e parë, por ndoshta do të jetë i dashuruar ose gati për të rënë në dashuri, apo sapo të jetë ndarë nga një dashuri e madhe dhe qëndron para teje me një vështrim prekës dhe të humbur. Krenaria e zjarrtë e Luanit, bën që shumë lidhje dashurie dhe martesa të shkatërrohen. Një njeri i shenjës së Luanit, që ka humbur të dashurin/dashurën e tij/saj zakonisht ka një pamje të kobshme kur e shihni, por kur krenaria i tij lëndohet nga partneri/ja, kjo pamje e trishtuar ia lë vendin ashpërsisë dhe egërsisë. Megjithatë, nuk ka njeri tjetër që mund sillet me më shumë dinjitet, apo ti përshtatet me më shumë kurajo kushteve dëshpëruese me besim absolut dhe optimizëm, kur është e nevojshme.
Duke qenë se falja dhe simpatia janë pjesë e natyrës së brendshme të Luanit, lidhjet janë po aq të shpeshta në jetën emocionale të Luanit sa edhe ndarjet; sapo fishekzjarret e dinjitetit të lënduar shpërthejnë, ai mbetet vetëm. Ai është pothuajse në çdo moment në mes të pasionit, jo vetëm me seksin e kundërt, por edhe me vetë jetën. Jeta pa dashuri, për të dyja gjinitë, është si një dhomë pa oksigjen. Dielli nuk ndriçon më, kur romanca vdes!
Këta burra dhe gra kurrë nuk mbështeten te të tjerët. Në vend të kësaj, ata preferojnë që të tjerët të mbeshteten tek ata. Njerëzit në nevojë dhe të pafuqishëm janë si një thirrje për ta. Njeriu i shenjës së Luanit, mund të ulërijë në menyrë teatrale se të gjithë po varen tek ai dhe se ai është i detyruar që ta mbajë në supe gjithë këtë ngarkesë, por mos i kushtoni vëmendje ankesave të tij. Në të vërtetë ai e adhuron ketë situatë. Mundohuni ta çlironi nga ngarkesat e tij ose ti ofroni ndihmë dhe do shihni sesa shpejt dhe me përçmim ai do të refuzojë ndihmën tuaj. Ajo çfarë ai preferon të shmangë, është ndihma financiare. Edhe pse ai shpesh mund të jetë pa lekë në xhep, ai është gjithmonë i sigurt se do të gjejë ndonjë mënyrë që paraja të vijë në xhepat e tij së shpejti.
Shumë pak njerëz të shenjës së Luanit janë të kujdesshëm me paratë. Luani tipik është një kumarxhi brenda zemrës së tij, shpeshherë nga ata më të pasionuarit; edhe një njeri i kësaj shenje që jeton me qindarka do të vishet shtrenjtë dhe gjithmonë do të duket i mbajtur. Ai dëshiron të ketë gjëra të klasit të parë dhe luksoze gjatë gjithë kohës dhe ai do të shpenzojë për argëtim dhe kënaqësi pa u menduar gjatë. Luani do tu japë para pothuajse të gjithë njerëzve. Nëse atij i kërkojnë borxh dhe nuk ka për momentin para në dorë, ai është i gatshëm të shkojë të marrë hua nga dikush tjetër, në vend që të pranojë se Mbreti nuk është në gjendje të ndihmojë “njerëzit” e tij në nevojë. Megjithatë ky është mjeti i fundit, pasi Luanët u japin njerëzve edhe këshilla ose inkurajime.Ata kanë ego të mjaftueshme për të inkurajuartë tjerët; ata janë mjaftueshëm të zgjuar për të grumbulluar këshilla dhe për ti patur gati edhe për ata që nuk kanë nevojë për momentin. Një njëri kërkon këshilla vetëm nga dikush që qëndron sipër tij dhe cili është më superior se Luani?
Në sektorin e shëndetit, njeriu i shenjës së Luanit është i prirur për aksidente, incidente të papritura, sëmundje të befta dhe zakonisht është rezistent ndaj sëmundjeve të vazhdueshme dheKronike. Duke qenë se ata rrallë i bëjnë gjërat përgjysmë, këta njerëz ose rrezatojnë vitalitet të pabesueshëm ose ankohen se nuk e kanë të gjatë në këtë botë; ky reagim i fundit është tipik kur vuajnë nga mungesa e vlerësimit dhe kanë uri për dashuri. Këta persona duket se kanë zemër shumë të fortë ose në ndonjë rast mund të ketë edhe një lloj dobësie në zonën e zemrës. Ata mund të vuajnë nga dhimbje në shpinë dhe supet, problemet kurrizore, aksidentet në këmbë ose dëmtime në shputat e këmbëve, problemet që lidhen me organet riprodhuese ose fyt të acaruar apo zë të ngjirur. Por ata arrijnë të shërohen me forcën që ju buron nga brenda nga sëmundjet që i zënë; sidoqoftë rreziku i tyre kryesor është pakujdesia ndaj shëndetit ose ngritja në këmbë shumë shpejt kur goditen nga sëmundjet. Për ta mbajtur në shtrat kur është i sëmurë, duhet ti bëni lajka për ti treguar që kujdeseni për të; sapo ai të kuptojë se po luan rolin e të dobëtit në vend të të fortit, do të çohet në këmbë sado i pafuqishëm të ndihet.
Nuk ka “të mesme e artë” për këtë shenjë të Zodiakut. Ata ose janë tmerrësisht të pakujdesshëm ose janë absolutisht të rregullt dhe të aftë. Nëse atyreju pëlqejnë “thashethemet”, do të ndihen të lënduar apo të lënë jashtë në qoftë se diçka po ndodh rreth tyre dhe ata nuk janë në dijeni. Luanët janë me këmbë në tokë si natyrë. Është e vështirë për ti bërë të devijojnë rrugën që kanë nisur, edhe pse ata vetë mund ti ndikojnë të tjerët me oratorinë e tyre bindëse. Ata kanë dëshirë të grumbullojnë gjëra rreth vetes, vetëm që të kenë mundësi tua shpërndajnë të tjerëve, por pasi ti kenë dhënë vetes së tyre një fron të artë me jastëqe të mbushur me pupla. Në një moment këta njerëz mund të tregojnë se janë shumë energjikë, momentin tjetër mund ti shohësh të përgjumur, teksa ngrohen ne diell si një mace e vërtetë. Është për tu theksuar se kur ata punojnë, punojnë me të vërtetë. Kur luajnë, luajnë tamam. Edhe kur vendosin të pushojnë dhe relaksohen, e bëjnë në mënyrën më të plotë të mundshme.
Kur një problem emergjent i ndodh një personi të shenjës së Luanit, edhe ai vetë do të habitet me mënyrën sesa mirë e menaxhon situatën; ai do përballet me të me kurajo , pa i bërë bisht përgjegjësive të tij, duke ndihmuar të pafuqishmit, duke mbrojtur të frikësuarit (edhe pse ai mund të jetë dy herë më i frikësuar brenda tij), duke e lënë mënjanë qëndrimin melankolik dhe duke i kryer përgjegjësitë me vërtetësi dhe me kurajo. Kjo është natyra e lindur e Luanit, i cili do të shkëlqejnë pasi të përfundojë faza e joshjes dhe argëtimit aq të dashur për të.
Luani është një mik me të vërtetë besnik, po aq sa një armik i drejtë, por i fuqishëm, kreativ dhe origjinal, qoftë nëse është një Luan i qetë apo ekspresiv (sepse janë dy lloje). Ai vishet me rroba të lavdishme, të përshtatshme për personalitetin e tij të gjallë dhe plot me ngjyra. Ne e anashkalojmë arrogancën e tij, ndonjëherë egoizmin e tij të tepruar, apo sjelljet qesharake të krenarisë dhe përtacisë, sepse zemra e tij, ashtu si metali i shenjës së tij, është si ari i pastër.
Personalitete të famshme të shenjës së Luanit
Gracie Alien, Lucille Ball, Ethel Barrymore, Bernard Baruch, David Belasco, Napoleon Bonaparte, Walter Brennan, Robert Burns, Fidel Castro, Julia Child, Arlene Dahl, Cecil B. DeMille, Eddie Fisher, John Galsworthy, Alfred Hitchcock, Aldous Huxley, Carl Jung, Jacqueline Kennedy, Princess Margaret Rose, Musolini, Ogden Nash, Dorothy Parker, Walter Scott, George Bernard Shaw, Percy Shelley Bysshe, Robert Taylor, Mae West
Mashkulli i shenjës së Luanit
Ju mund ta gjeni një mashkull të shenjës së Luanit duke u ngrohur nën rrezet e ndritshme të diellit,ose mund ta hasni duke mbajtur fjalime të këndshme, por kjo nuk do të jetë duke ndodhur në vetminë e shkretëtirës. Më shumë gjasa do të jetë para një rrethi miqsh të adhurueshëmdhe të afërmish. Ai mund të humbasë paratë, por nuk mund të lejojë që ëmbëlsia dhe sharmi i tij të shkojë dëm në një vend të vetmuar. Do të ketë gjithmonë një audiencë/publik për mashkullin e shenjës së Luanit.
Ja pra, kjo është e gjitha! Sekreti i këtij mashkulli është kaq i thjeshtë për tu zbuluar: bëhuni audienca e tij.Krejtësisht i ndryshëm nga meshkujt ngurrues të shenjës së Virgjëreshës dhe Ujorit, miku juaj i shenjës së Luanit, për fat të mirë do të dorëzohej në krahët e romancës pa hezitim, në qoftë se ju i luani kartat tuaja në mënyrën e duhur, duke e adhuruar, duke i bërë qejfin dhe sigurisht duke e respektuar atë.
A është ai një mashkull pompoz dhe brilant i lindur në muajin gusht? Vendosni syze të errëta dhe ju ftoj ti dorëzoheni rrezeve shkëlqyese të diellit që vijnë prej tij. A është ai një mashkull i shenjës së Luanit, i butë dhe i qetë? Mos u gënjeni nga butësia e tij e hijshme. Prekeni atë në mënyrën e gabuar dhe do të shikoni shkëndijat të fluturojnë. Mos harroni, ai thjesht po luan rolin e njeriut të urtë. Nën qëndrimin e tij të sjellshëmfshihen flaket e dinjitetit dhe krenarisë arrogante, të gatshme për të shpërthyer dhe për të djegur çdo femër mendjelehtë, që mendon se mund ta sundojë këtë mashkull.
Luani do të jetë një kalorës trim, një mbrojtës i butë dhe shumë i ndjeshëm nga ana sentimentale.Nuk do të duhet të qëndroni për një kohë të gjatë e zënë në kurth që të shikoni përpjekjet romantike të mashkullit të Luanit. Dikush mund të thotë se këta meshkuj zotërojnë një një lloj pasioni të menjëhershëm. Ju duhet ti shtoni këtij përbërësi edhe elementin “mundësi” – përzijeni mire me dritën e qiririt dhe tingujt e violinave-dhe dashuria do të lulëzojë si një trëndafil i kuq flakë.
Por mund tju them se edhe sikur mos ti shtoni këta elementët e fundit dhe të përdorni vetëm përbërësin e parë, do të jetë e njëjta gjë.
Nëse dashuria është zhdukur nga jeta e tij, Luani i zjarrtë thjesht do të përgjërohet për të-në mënyrë dramatike, natyrisht. Ai duhet të adhurohet ose në të kundërt do të ndihet i vdekur dhe ju mund ta merrni këtë fjali në kuptimin e parë. Meshkujt e Luanit rrallë shqetësohen për shpenzimet, nëse janë në shoqërinë e një femre që pëlqejnë. Ai do tju çojë në restorantet më të mira, do tju suprizojë me parfume të shtrenjta dhe lule të mrekullueshme; do tju shoqërojë me krenari në teatër dhe do tju japë letra dashurie të lidhura me fjongo të kuqe. Tju them të vërtetën, do tju duhet një zemër prej guri për ti rezistuar këtij mashkulli.
Deri në këto momente, ju ndoshta jeni duke menduar se e keni situatën në dorë.
Mendohuni edhe njëherë! Kjo dashuri me këtë mashkull të shenjës së Luanit nuk do të jetë krejtësisht pa probleme. Ai do tju ftojë në strofkën e tij të ngrohtë dhe do tju bëjë vend në zemrën e tij të madhe, por kjo vatër e ngrohtë, mund të kthehet në një burg luksoz. A është ai xheloz? Përgjigja është “Po”, dhe ju mund ta shkruani këtë me shkronja të mëdha. Ju i përkisni atij,me trup, shpirt dhe mendje. Ai do tju tregojë se çfarë duhet të vishni, se si ti prisni flokët tuaj, çfarë libra duhet të lexoni, se cilët janë miqtë më të mirë për ju dhe si ta organizoni ditën tuaj më mirë. Ai do të doje të dijë se pse ju kaluat dy orë duke bërë Pazar, kur i kishit thënë atij që do ktheheshit për një orë; me kë u takuat në rrugë, çfarë folët me njëri tjetrin, madje ai do të turfullojë edhe nëse ju nuk i thoni atij se çfarë jeni duke menduar, ndërkohë që i keni ngulur sytë te dritarja e kuzhinës, ndërsa jeni duke bërë një omeletë për të. Në fund të fundit, ju mund të jeni duke menduar për një burrë tjetër. Vetëm mos e harroni asnjëherë forcën e temperamentit të tij impulsiv kur aktivizohet. Ta provokoni atë duke i provuar se jeni akoma e dëshirueshme për meshkujt e tjerë është një marrëzi absolute. Ai e di se ju jeni e dëshirueshme dhe nuk ka nevojë për prova të tilla. Përveç kësaj, partneri juaj i shenjës së Luanit mund të arrijë të hedhë përtokë (nëse nuk i bën për në spital) edhe shoket tuaj të pafajshëm – nëse provokohet në ekstrem.
Jo çdo gjë mund të jetë trëndafila dhe mjaltë në një marrëdhënie dashurie me një mashkull të shenjës së Luanit (qoftë ky një mace e qetë apo një nga ato mace që rri me kthetra jashtë gjatë gjithë kohës). Nuk ka shumë dallime në natyrën e lindur të brendshme të këtyre dy llojeve. Ju duhet të jeni e përgatitur që të balanconi entuziasmin e tij të madh me arsyetimin tuaj të qetë , si dhe të jeni e gatshme ta zbusni atë kur acarohet nga problemet e ndryshme me të cilat përballet. Luanët e sjellshëm mund ta bëjnë këtë në heshtje, por çfare ndryshim ka? Nëse ai do të turfullojë dhe do të zemërohet për shkak se punonjësit e tij refuzojnë ti binden atij, apo fqinjët e tij bëjnë zhurmë në verandën mbrapa, rezultati do të jetë i njëjtë. Ai ka nevojë për stabilitetin tuaj për të balancuar krenarinë e tij irracionale. Nëse ju nuk e zotëroni këtë aftësi vetë, dashuria juaj do të kthehet në një betejë mbretërore të vazhdueshme. Ju do të thyheshit dhe do të largoheshit prej tij me shpejtësi të tillë, saqë miqtë tuaj të habitur do të pyesin “Ku është zjarri i pasionit tuaj?” Ku ? Sigurisht që është brenda AND-se së mashkullit tuaj të shenjës së Luanit!
Mos u mundoni të jeni një vajzë karriere. Ai kurrë nuk do ta durojë dot këtë gjë sepse : Ai është karriera juaj. Një mashkull i shenjës së Luanit, mund të lejojë që partnerja e tij të interesohet për punë që sjell të ardhura, kur situata e tyre financiare nuk është shumë e mirë, por ajo do tia bëjë shumë të qartë këtij mashkulli që puna e saj vjen pas tij, përsa i përket rëndësisë. Ai nuk do të tolerojë kurrë konkurrencën nga një mashkull tjetër apo një interes të jashtëm që nuk ka lidhje me të. Nëse ju jeni mjaftueshëm e guximshme për ti pranuar këto sfida, vazhdoni përpara dhe madje pronotoni edhe fustanin e nusërisë (sigurohuni që të jetë elegant dhe me stil). Ai do të dojë tju prezantojë ju në familjen e tij (për Pshkë apo për Krishtlindje) dhe ju duhet ta mahnisni atë duke u shfaqur në public me një pamje si prej mbretëreshe. Pas kësaj, takimi juaj i ardhësh do të jetë në kishë për të kurorëzuar dashurinë tuaj në martesë (pasi ti jesh betuar atij për dashuri dhe besnikëri të përjetshme).
Pasi të jeni martuar dhe dashuruar akoma më shumë, bëhuni gati të merrni shpërblimet tuaja. Burri juaj i shenjës së Luanit, do të jetë i butë dhe zemër mirë si Mbreti Artur, me kusht që ta lini atë të sundojë familjen tuaj të re. Nëse ai merr respektin që kërkon, ai do tjua kthejë mbrapsht atë me shumë bujari dhe dashuri. Ai mund tju bëjë komplimenta në mënyrë të përsëritur; ai ndoshta do të tregohet më tolerant me ju duke ju dhënë më shumë hapësirë personale, dhe për çudinë më të madhe- ka të ngjarë që ai të qëndrojë besnik- me gjithë predispozitën e tij në këtë aspekt.
Ka gjithmonë një sjellje më korrekte dhe më të mirë pas martesës, në krahasim me situatën kur është beqar dhe unë do t’ju them pse ndodh kjo. Luani zakonisht është tepër dembel për t’i gjurmuar nga pas fytyrat e bukura, sidomos pasi ka gjetur një luaneshë të aftë dhe kompetente për të drejtuar mbretërinë e tij, ndërkohë që ai kotet me qejf në shtratin e tij lëkundës. Ai do të kujdeset dhe luajë gjithë dëshirë me të vegjëlit e tij, do të mbrojë me pasion partneren e tij nga të gjitha rreziqet dhe do të emocionohet me mbështetjen që ajo do ti ofrojë për tu rritur në ambicie dhe në karrierën e tij.
Ju do të keni një jetë sociale shumë aktive me bashkëshortin tuaj të shenjës së Luanit, për aq kohë sa ai ta bëjë gjumin e tij të“bukurisë” mjaftueshëm. Por gjithsesi, do të ketë disa netë të vona jashtë me miqtë dhe mund të ketë edhe disa “mashtrime” të financave, për shkak të ndonjë urgjence “bixhozi” apo një investimi me shansin (për të cilin mendoi se do funksiononte).
Ka një gjë në lidhje me mashkullin e kësaj shenje që ju mund ta vlerësoni tëvolitshme për ju. Pothuajse të gjithë personat e shenjës së Luani kanë një aftësi të mrekullueshme për ti ndrequr gjërat. këtu mund të futet çdo gje: që nga një çelës i thyer në derë apo një rubinet në banjo i bllokuar të një magnetofon ose një CD-Player i komplikuar. Nëse ai është një Luan tipik, nuk do të mund të rezistojë pa u përpjekur të rregullojë çdo objekt që nuk funksionon. Nëse përpjektjet e tij dështojnë, ai do ta godasë objektin shoqëruar me një hungërimi zemërimi të shkëlqyer prej Luani të vërtetë dhe papritmas çelësi në bravën e derës do të rrotullohet, uji në rubinet do të derdhet si të jetë Ujëvara e Niagarës dhe magnetofoni apo disku do të fillojnë të këndojnë. Duket sikur ka diçka mekanike në lidhje me këtë shenjë të zodiakut.Shumë e burrave te shenjës së Luanit, mund të marrin pjesët e një makine dhe ti bashkojnë me përpikmëri, pa i ndotur shumë duart e tyre me vajrat e makinës, gjatë këtij proçesi.
Ky burrë nuk është nga ata që mund ta lënë një bravë të prishur apo një varëse rrobash të pa varur në mur për muaj të tërë. Nuk është habi që një numër i mad hi këtyre meshkujve janë ekspertë për të bërë mobilje dhe për të ndërtuar një dhomë shtesë në shtëpi pa ndihmë profesionale. Madje mashkulli i Luanit mund të ketë edhe dhomën e tij të punës (plot me vegla) në bodrum. Mos u ankoni për copat e tallashit nëpër shtëpi.Kjo e mban atë të kënaqur dhe më e mira akoma- e mban në shtëpi gjatë natës.
Luani është gjallëria e shumicës së festive, por ai nuk është karagjoz. Ai vesh maskën e humoristit për të tërhequr vëmendjen dhe audienca e tij zakonisht e ndien se në nirë është që ta respektojnë atë gjatë këtyre momenteve gazmore. Pavarësisht nga paraqitja e jashtme, nuk ka asgjë të butë në lidhje me natyrën e brendshme të mashkullit tuaj të shenjës së Luanit. Ai është shumë më kokëfortë dhe këmbëngulës sesa duket. Ai e di çfarë dëshiron dhe zakonisht e merr atë që do. Ai është goxha i zoti edhe për ta mbajtur mirë atë që do, gjithashtu.
Nëse ju pretendoni që ai të jetë besnik ndaj jush, sigurohuni që ta ushqeni shpirtin e tij me romancë dhe dashuri, sepse nevoja e tij të madhe për afeksion dhe admirim do ta bëjë atë vijë vërdallë në të gjithë xhunglën në kërkim të saj. Nëse marrëdhënia juaj është e vërtetë dhe e thellë, ai ndoshta do të jetë vetëm i juaji, por sytë e tij mund të bredhin paksa vërdallë. Përveçse ti lidhni sytë me shami, nuk keni se çfarë ti bëni këtij mashkulli tjeter. Meshkujt e Luanit e vlerësojnë bukurinë, kështu që nëse jeni lloji i femrës që xhelozoni edhe një vështrim admirues ndaj një femre tjetër, do bënit mirë të bëheshit më tolerante në këtë pikë. Një mashkull i shenjës së Luanit, të cilin e dashura e ka lënë për shkak të një flirtimi të pafajshëm, do të lëndohet thellë dhe do të habitet shumë nga ky veprim. Atëherë, ai do të jetë plotësisht i aftë, për të sajuar çdo gjë- që nga një atak në zemër deri te një letër lamtumire të ndjerë dhe prekëse- që tju vijë keq dhe të ktheheni përsëri në krahët e tij të ngrohta; ai do të jetë aq bindës sa ju do të ndiheni si një përbindësh mizore.
Nëse ju pëlqejnë skenat dramatike dhe emocionale, nuk do ta keni shumë problem ta kuptoni këtë lloj situate që në fillim të marrëdhënies.Gjithsesi, aventurat e tij ndoshta do të jenë të pafajshme dhe të padëmshme, në qoftë se ju e trajtoni atë në mënyrën e drejtë. Ata nuk janë asnjëherë tepër të ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve, pavarësisht nga mirësia e tyre e brendshme, ndonëse shumica e njerëzve të shenjës së Luanit janë të sinqertë në mënyrë brutale, në shprehjen e mendimeve të tyre dhe shpesh herë, janë edhe pa takt. Por buzëqeshja e tij verbuese shumë shpejt e pastron ajrin. Luani i butë,nuk ka qëllim të keq në asnjë nga qelizat e trupit të të tij të madh dhe të fortë. Ai mund të nxjerrë tym nga veshët në momente zemërimi, por shpirtligësia nuk është pjesë e natyrës së tij dhe ai nuk mund të përballet me gjëra mizore (nëse nuk ka ndikime të tjera në kartelën e tij të lindjes). Ai do ti pëlqejë aktivitetet sportive, por ndërsa vitet kalojnë dhe ai rritet, do të preferojë ti shikojë sportet e preferuara nga komoditeti i fronit të tij të rehatshëm.
Jo gjithmonë, por shumë shpesh, ka një rotacion të çuditshëm për meshkujt e shenjës së Luanit. Ndryshe nga Bricjapi, i cili kërkon të rritet në pozitë nëpërmjet martesës, Luani ndonjëherë ka tendencën të martohet me dikë që është në një pozitë më të ulët se ai.Atij i pëlqen statusi social, por ai thjesht nuk mund ti rezistojë “blerjes së një subjekti” ndaj të cilit ai është superior. Ndonjëherë ai e bën një zgjedhje të gabuar dhe ajo “lulja kokë ulur” që rrinte nën këmbët e tij duke e parë me adhurim, mund të bëjë një lëvizje suprizë për të rrëmbyer skeptrin prej tij. Kur ndodh kjo, Luani i rrëzuar nga froni tashmë është kthyer në një burrë të mjerë.
Kjo që do them tani është e trishtueshme,por fatkeqësisht e vërtetë: meshkujt e shenjës së Luanit rrallë ndërtojnë familje të mëdha. Shumë prej tyre nuk kanë fëmijë,ose jetojnë të ndarë prej tyre, apo bëjnë një fëmijë të vetëm. Sa keq që është kështu, sepse ata janë baballarë shumë të dashur, ndoshta disi tepër të butë gjatë bisedimeve për sjelljet e duhura. Pasardhësit tuaj mund të acarohen nga kërkesat e tij dhe të mërziten me leksionet e tij të gjata, por ata shumë shpejt do të mësojnë se si ta nënshtrojnë atë duke e marrë me të mira. Ai do të këmbëngulë për të patur respektin e tyre dhe për ta marrë atë me çdo kusht, por edhe ata detyrohen që ta marrin me të mira atë, për të arritur gjërat që duan duke përdorur me zgjuarsi shprehjet: “Po, zotëri. Ke të drejtë,zotëri.” Prandaj, disiplinën e vërtetë këta fëmijë mund ta mësojnë vetëm prej jush. Fëmijët mund të mos i durojnëmënyrat e tij arrogante. Por baballarët e shenjës së Luanit do të mbahen mend pothuajse gjithmonë me dashuri, në vitet më vonë. Ka diçka që duhet ta mbani parasysh. Mos i kushtoni fëmijeve më shumë vëmendje sesa i jepni bashkëshortit tuaj të shenjës së Luanit, pasi mund të përfundoni në një situatë plot me probleme në formën e një egoje gjigande të thyer ( e Luanit tuaj), e cila do të jetë gati e pamundur për të shëruar.
Si mund ta vlerësoni dhe matni mashkullin tuaj të mistershëm të shenjës së Luanit? A është ai zemërmirë apo i rrezikshëm, bujar apo mizorisht egoist? A është ai me të vërtetë një mik i shoqërueshëm që i do njerëzit? A e fiton ai reputacionin e tij për të qenë superior ndaj të tjerëve nën pretekste të rreme, apo meriton ai të quhet mbret, ashtu si luani i vërtetë? Eshtë e dukshme, nisur të paktën nga standardet e veta, që ai e meriton të jetë “Mjeshtri” në jetën e tij te dashurisë dhe të karrierës. Ju duhet të pranoni se ai është zakonisht shumë i suksesshëm në të dyja këto fusha, si në dashuri ashtu edhe në biznes.
Nëse mashkulli i shenjës së Luanit është me të vërtetë një mbret, ose vetëm një pretendues i fronit, ne këtë nuk mund ta dimë asnjëherë të sigurt. Por ka disa gjëra që ju ndoshta nuk i dini akoma për luanin tuaj. Ai ka oreks të pangopur dhe ai është krenar si një pallua. Ai ka një nevojë të madhe për të komanduar dhe për t’u dashur maksimalisht nga ata që ai sundon. Mos harroni se Luani fshehurazi ka frikë se mund të dështojë dhe të tjerët të tallen me të. Kjo është një torturë e vazhdueshme e brendshme dhe burimi i vërtetë i krenarisë së tij dhe dinjitetit të ekzagjeruar. Megjithatë, kur fisnikëria e tij ngjallet nga një kauzë e madhe, ai nuk njeh frikë. Vetëm atëherë ai do të mësojë se forca madhështore qëai pretendonte se kishte ka qenë me të vërtetë atje, brenda tij gjatë gjithë kohës.
Partneri juaj i shenjës së Luanit, mund tju acarojë disi nervat ndonje moment, kur e keni vërdallë, por ai nuk është aspak një shoqërues i keq përsa i përket një marrëdhënieje afatgjatë. Nëse ju nuk e keni problem që të shtypni egon tuaj dhe ta ndërtoni jetën rreth këtij mashkulli; sapo ju ta zbutni këtë burrë ai do tju adhurojë dhe nuk do tju lë kurrë vetëm. Përveç kësaj, ai mund të rregullojë çdo dëmtim të mundshëm në kushinë dhe në banjë dhe jo vetem. Çmund të kërkosh më shumë se kaq nga një mashkull?
Gruaja e shenjës së Luanit
Ka një gjë që femra e shenjës së Luanit ka (në shumicën e rasteve) të cilën ju nuk do ta pëlqeni. Një kuti të mbushur plot me fotografi dhe kujtime nga të gjithë ish- të dashurit e saj të mëparshëm. Është e kotë që të përpiqeni tia merrni dhe ti digjni- kjo luaneshë është shumë sentimentale.
Ajo nuk është një vajzë e ndrojtur dhe e turpshme. Ajo është si një luledielli, në kërkim të rrezeve të diellit dhe në qender të vëmendjes. Me shumë gjasa ajo do jetë një nga vajzat më popullore të çdo ambienti ku ndodhet dhe ju do të keni mjaft konkurrencë në qoftë se doni që ajo të thotë emrin tuaj për pjesën tjetër të jetës së saj. Ju do të keni më shumë shanse nëse keni një mbiemër të njohur, pasi çdo gjë që tingëllon mbretërore apo fisnike për veshët e saj është shumë e rëndësishme për të. Unë sinqerisht nuk mund ta imagjinoj një grua të shenjës së Luanit të martuar me dikë që ka një mbiemër tërësisht të parëndësishëm. Sigurisht që edhe kjo mund të ndodhë. Çdo gjë është e mundur! Por ajo ndoshta do të kërkojë që ta ndryshojë mbiemrin në diçka më të fisme.
Më shumë gjasa, ajo do të jetë udhëheqësja e grupit të saj shoqëror, duke drejtuar gratë e tjera si një mbretëreshë e vërtetë, por me buzëqeshjen e saj të bukur dhengrohtësinë që buron prej saj, ajo do ti çarmatos të gjitha dhe askush prej tyre nuk do ta ketë problem të udhëhiqen prej saj. Ndoshta vajzat e tjera e kuptojnë që ajo ka lindur për të sunduar dhe për të diktuar stilet, zakonet dhe mënyrat e sjelljes. Gjithsesi, nuk është mirë që të tentojnë të uzurpojnë autoritetin e saj.
Duket sikur natyra është treguar e njëanshme që ka krijuar vetëm femrën e shenjës së Luanit me të gjitha cilësitë e mundshme si: zgjuarsi,hijeshi, bukuri,vitalitet dhe sex-appeal të lindur (mjaftueshëm për tre femra bashkë).Nëse ju jeni njeri me kompleksin e inferioritetit, do bënit mirë që ti hidhnit sytë te një zog me pupla më pak të ndritshme. Mos prisni qe ta ktheni atë në një çupëlinë, jeta e të cilës varet nga fjalët e tua. Mashkulli i cili pret që një vajzë e Luanit ta adhurojë atë u ulur në gjunjë, është duke parë ëndrra me sy hapur, madje do të thosha haluçinacione. Konsiderojeni veten me fat në qoftë se ajo do të jetë e gatshme tju takojë, tju respektojë, të pranojë të jetë partnerja juaj dhe t’ju lejojë ta posedoni atë emocionalisht. Vetëm se ju ka lejuar ta dashuroni atë, jo ka bërë një veprim fisnik dhe të shkqlqyer, për hir të Zotit.
Seriozisht,mund të shkonte shumë me keq për ju. Një femër luaneshë është shumë më tepër se thjesht një femër. Ajo është një thesar i rrallë dhe luksoz, që nuk ndodhet në treg.
Është e rëndësishme të mbani mend se një femër e shenjës së Luanit mund të shkaktojë një stuhi të vërtetë dhe ndërkohë të pretendojë se është e ëmbël dhe e padëmshme si një ëmbëlsirë me xhelatinë. Ajo mund të ketë një zë si një pëshpëritje dhe të butë, sjellje të këndshme dhe të hijshme, sy të qetë që vetëtijnë sa herë që përplas qerpikët. Një femër e shenjës së Luanit mund të duket po aq e qetë si një liqen i patrazuar. Jini vigjilentë. Ky është vetëm një rol që ajo po luan, sepse mori vlerësime pozitive. Hiqeni atë nga roli kryesor i filmit tuaj të dashurisë dhe jepini një rol dytësor, apo si dublante dhe së shpejti do të zbuloni sesa pak e turpshme apo e nënshtruar është ajo. Natyrisht, shumica e grave të kësaj shenje, do tjua bëjnë të qartë që në fillim sesa krenare janë dhe se nuk do pranojnë asnjë marrëzi nga ana juaj. Mua do më vinte shumë keq për ju, vetëm nëse do ngatërroheshit me llojin tjetër të Luaneshës, atë që i fsheh me kujdes kthetrat e saj, por i mpreh ato çdo ditë.
Hapi i parë që duhet të realizoni me sukses ndërsa shoqëroheni me këtë vajzë është që ti shkoni asaj i mbushur me dhurata. Nuk ka shumë ndryshim se çfarë dhurate është, për aq kohë sa ato janë të shtrenjta, të zgjedhura me shije të shkëlqyer dhe ju jeni veshur si duhet, në momentin që ia dhuroni asaj. Pastaj ju duhet të praktikoni mënyra të ndryshme për ta komplimentuar atë. Ju lutem të jeni origjinalë dhe krijues. Frazat bajate dhe me zhargon, do ta bëjnë atë të qëndrojë krejtësisht e ftohtë ndaj jush. Ajo nuk mund të ekzistojë pa komplimeta dhe vlerësim, por gjithashtu mos harroni se ajo e admiron burrërinë tuaj dhe ajo nuk ka dëshirë për tju kthyer ju në një ngordhalaq që e heq zvarrë gruaja e vet. Një femër e shenjës së Luanit, nuk mund të bie në dashuri me dikë që nuk është i fuqishëm. Por ajo nuk do tju lejojë ta fyeni me një qëndrim mospërfillës. Në mendjen e saj, ajo nuk është aspak shprehja“ femra- seksi i dobët”.
Shumica e vajzave të Luanit janë tipa atlete dhe i pëlqejnë sportet, por ju do të jeni aq i mençur që ta çoni femrën tuaj të Luanit në teatër dhe jo në fushë basketbolli. Skena dhe dritat e kuintave do ta magjepsin atë (më mirë uluni në vendet e para dhe jo në llozhë). Pasi shfaqja të mbarojë, mos e çoni atë në një kioskë me hamburger dhe të prisni që ajo të ulet në një stol dhe të hajë patate të skuqura vetëm e vetëm se është e dashuruar me ju. Do ishte shumë më mirë që ta coni atë në vende më të bukura dhe më të fisme. Ajo nuk është domosdoshmërisht një materialiste; në fakt, ajo zakonisht është bujare -ajo nuk do të kundërshtojë takimet për birra dhe ndoshta do tju japë dhurata po aq sa herë do ti dhuroni edhe ju. Por është thjesht e pakëndshme që ta çoni atë në një mjedis të lënë pas dore. Edhe gruaja më e varfër në botë e kësaj shenje, do të arrijë të grumbullojë qindarka të mjaftueshme për të blerë perde për dritaret e shtëpisë, unaza për gishtat e saj dhe varesë për qafën. Tani dhe pastaj ajo mund të shkojë as e varfër, nga kurioziteti, por vetëm si një spektator, të ftohtë nga turma. Megjithatë varfëria e zvogëlon atë dhe e bën fizikisht të sëmurë. Nëse ju visheni keq dhe i ofroni asaj një kasolle, ju nuk do të keni asnjë shans me këtë femër (me raste shumë të rralla).
Mos e fajësoni Luaneshën për arrogancën dhe narçicizmin e saj, që i shfaq me raste. Është natyra e saj që e bën të ndihet mbi njerëzit e tjerë të zakonshëm. Njerëzit rrallë nuk e durojnë dot atë, sepse femra e shenjës së Luanit, mund të jetë gruaja më bujare dhe e dashur e të gjithë femrave, me një dhembshuri mëmësore për fëmijët dhe për të pambrojturit e braktisur. Ju nuk mund të prisni që ajo të japë dorëheqjen nga një fron, që është i saj që në momentin e lindjes. Nëse ajo është një fëmijë tipik i kësaj shenje të Diellit, ajo është kaq e këndshme dhe verbuese, sa që shumica e njerëzve me kënaqësi i japin asaj të drejtën për të qenë ndryshe nga njerëzit e tjerë.Në të vërtetë, ajo është e veçantë! Ajo është inteligjente, e mprehtë, e fortë, e aftë, por edhe shumë femërore në të njëjtën kohë. Askush që ka dy pare mend nuk mund ta quajë atë thjesht të zakonshme.
Besoj se ju tashmë e keni gjetur cila është dobësia e saj e fshehtë: ti bëni qejfin në çdo moment. Dhe tani është koha të mësoni edhe një tjetër sekret, në qoftë se keni ndërmend të martoheni me të: jepini asaj hapësirë, lejeni atë të lirë. Ashtu si luanesha e vërtetë bredh në xhungël dhe kërkon të dëfrejë me luaneshat e tjera, ashtu edhe vajza juaj e shenjës së Luanit do të zbehet dhe do ti ikë shkëlqimi, nëse mbyllet brenda 4 mureve të shtëpisë. Lereni atë të ndërtojë karrierën e saj. Ajo do të mpaket nëse do jetë thjesht një shtëpiake dhe nëse ju nuk keni mjaftueshëm para, që ti jepni asaj mundësinë të jetë një organizatore drekash e darkash luksoze për miqtë tuaj, apo të jetë një dekoruese ekstravagante për shtëpinë tuaj të përbashkët.
Vajza e shenjës së Luanit, zakonisht është një bashkëshorte sharmante. Ju rrallë do ta shihni atë të vijë vërdallë në shtëpi e veshur me rrobëdishan, me flokët me bikutina dhe me maske të vendosur në fytyrë. Jo se ajo nuk i pëlqen trajtimet e bukurisë. Luanesha tipike do të kalojë orë të tëra para pasqyrës dhe një ton me kozmetikë, por ajo dëshiron që ju të shihni rezultatet, jo strategjinë që ka përdorur. Mund të ketë raste që do mendoni se pjesa më e madhe e të ardhurave shkon për parukieren e saj. Shumë bashkëshortë të një gruaje të shenjës së Luanit e gjen veten duke thënë, “Zemër, a është e nevojshme të shpenzosh kaq shumë para në sallonin e bukurisë?” Megjithatë ka edhe disa femra të kësaj shenje që pëlqejnë të merren vetë me flokët e tyre. Maskat, balsamet dhe shampot i bëjnë ato të ndihen të relaksuara dhe kjo ndjenjë është kënaqësi e vërtetë për çdo person të shenjës së Luanit.
Vetëm në rastet kur ajo ka ashedente një Gaforre, Virgjëreshë ose Bricjap, ju duhet të keni një sy gjithmonë tek ajo, përsa i përket llogarive bankare dhe parave. Një femër e kësaj shenje e ka shumë të lehtë të kalojë kufinjtë, nëse është fjala për shpenzime që lidhen me orendi për shtëpi apo dhurata për miqtë. Veshjet e saj mund të jenë mjaft të bollshme. Atë mund ta shikoni në mbrëmjet festive me fustane të gjata, gjithë shkëlqim dhe veshje që bien në sy. Por ajo ndoshta do të preferojë edhe rroba sportive, në qoftë se ajo është një vajzë tipike e Luanit.Copat kashmir, pambuk, të lëmuara dhe prerjet angleze apo italiane janë të preferuarat e saj. Shija e saj është në përgjithësi e shkëlqyer, ndonëse pak e shtrenjtë. Shumë rrallë mund të ketë një femër të kësaj shenje që vishet keq apo mos të ketë stil, sepse të gjithë njerëzit e shenjës së Luanit kanë dhunti të lindura në lidhje me modën.
Bashkëshortja juaj e shenjës së Luanit do të jetë një zonjë mikpritesë e shkëlqyer, kur ju të sillni shefin tuaj për darkë në shtëpi. Ai do të mendojë se ju jeni një njeri gjenial që keni arritur ta bëni për vete këtë grua. Ajo ndoshta do të ketë sukses edhe me gruan e shefit gjithashtu, sepse luaneshat janë të afta ti bëjnë për vete si burrat ashtu edhe gratë, falë buzëqeshjes së tyre miqësore dhe trajtimit të barabartë që i bëjnë të dyja gjinive. Kushdo që ndodhet nën rrezet e ndritshme të diellit të saj ndien ngrohtësi. Luanët rrallë krijojnë hije rreth e rrotull.
Si një nënë, ajo do të derdhë dashurinë për fëmijët e saj me bujari dhe ngrohtësi mbi to. Nuk do të jetë e lehtë për të që të shoh gabimet e tyre, por kur ajo ta bëjë këtë, do të jetë e rreptë. Duke qenë se ajo nuk e duron dot faktin që ta marrësh për të mirëqënë, nëse ndien që fëmijët nuk e respektojnë, ajo do të ofshatë në heshtje mbretërore. Shumë nëna të shenjës së Luanit mund ti përkëdhelin pa masë fëmijet e tyre pa humbur autoritetin tek ta. Ajo mund të luajë me të vegjlit e saj, të bëjë bisedime dashamirëse dhe të gjata, por ajo gjithashtu do ti mësojë ata qe në moshë të vogël fare, që të jenë të vëmendshëm si ushtarë, të perfeksionojnë sjelljen e tyre dhe t’i binden më të rriturve. Në të njëjtën kohë, ka një rrezik të mundshëm që ajo mund ti lejojë ata të shpenzojnë shumë, apo tu plotësojë kërkesat e tyre luksoze. Në një farë mënyrë, ju mund të thoni se ajo po i trajton pasardhësit e saj si anëtarë të llastuar të një familje mbretërore, duke i dashur shumë, por edhe duke pritur që ata të sillen në mënyrë të hijshme dhe fisnike, sidomos në publik. Ajo do të jetë shumë krenare për arritjet e tyre dhe Zoti i mbroftë ata që tentojnë ti dëmtojnë fëmijët e nënës së shenjës së Luanit, ose ti gjykojnë ata në mënyrë të padrejtë. Megjithatë ajo nuk do ti “mbysë” fëmijët e saj me praninë e vet. Ajo është shumë e pavarur që tu rri atyre pezull mbi kokë çdo sekondë. Ajo do të jetojë jetën e saj, duke qenë vigjilente ndaj të vegjëlve e saj, në distancë. Shumë gra të kësaj shenje janë nëna që punojnë me kohë të plotë, por fëmijëve të tyre rrallë u mungon vëmendja. Ato zakonisht arrijnë të balancojnë mëmësinë dhe karrierën me një gjakftohtësi të përsosur.
Ka raste kur ajo do ta humbasë dinjitetin dhe vetëpërmbajtje e saj dhe të kthehet në një mace lozonjare, e aftë për të bërë kollotumba dhe budallallëqe të çuditshme. Ajo mund të shpërthejë në të qeshura si një kafshë e shëndetshme, por kur ky moment të kalojë, zëri i butë dhe pamja mbretërore do të kthehen përsëri. Askush nuk mund ta asgjësojë një vërejtje të sapo thënë ose një pyetje të vrazhdë me më shumë përbuzje dhe ftohtësi sesa një femër e shenjës së Luanit. Ato nuk e vlerësojnë familjaritetin nga të huajt. Edhe pse ajo do tu gëzohet njërëzve përreth dhe do të jetë miqësore me njerëzit e afërt, të panjohurit duhet të mbajnë vendin e vet.
Mos u bëni xheloz për aftësinë e saj për të qenë në qendër të vëmendjes në një dhomë mbushur me meshkuj që e admirojnë atë. Burrat gjithmonë do ta kthejnë kokën kur femra e shenjës së Luanit të hyjë krenare në dhomë. Ajo ndjen se është e natyrshme që meshkujt ta vlerësojnë dhe të mahniten prej saj. Ajo mund ti inkurajojë komplimentet e meshkujve dhe të kënaqet nga flirtimet e pafajshme, sepse nevoja thellë brenda saj për duartrokitje dhe miklim, mbulon frikën e çuditshme që ajo nuk është mjaftueshëm femërore, prandaj duhet vazhdimisht të sigurojë veten se është e dëshirueshme. Nuk do të thotë se ajo nuk ju dashuron më, vetëm për faktin se ajo po buzëqesh me mikun tuaj më të mirë dhe po i thotë atij se ajo e adhuron xhaketën e tij të re sportive. Por ju nuk duhet të guxoni ti thoni shoqes së saj më të mirë që ju pëlqen këmisha e saj e re. Kjo është një lojë krejtësisht tjetër, të cilën ju nuk duhet ti hyni fare. Nëse ajo dëgjon që ju i thërrisni sekretares suaj në telefon diçka më shumë intime se “ Zonja Si- e- ka-emrin” , kotelja juaj e ëmbël do tju gërvishë me të vërtetë.
Sigurisht, kjo nuk është e drejtë. Por në qoftë se ju doni të jeni pronari krenar i gjithë atyre puplave të mrekullueshme e të shkëlqyeshme me ngjyra, duhet të bëni pak lëshime. Në fund të fundit, të mbani një pallua është më e vështirë se të mbani një harabel apo një pëllumb. Merreni me të qeshur dëshirën e saj për tu dukur. Për të është shumë e rëndësishme e gjithë kjo tendencë, sepse pak gra të kësaj shenje mund ti rezistojnë dëshirës për të konkurruar me burrat për prestigj, në mos për të ardhurat. Luanesha juaj mund të bëhet çdo gjë – nga aktore deri në kirurge.
Një formulë e përkryer për sukses në një lidhje dashurie me një femër të kësaj shenje është të zbusni luaneshën. Ky është çelësi për një marrëdhënie të qetë me vajzën tuaj Luan.Mos e lini tju mbysë, por as mos u përpiqni ta sundoni atë. Duhet vetëm të ngjisni një yll të madh vezullues në derën e dhomës së saj dhe ti thurrni lavde vetes suaj. Ju jeni alamet djali, e dini apo jo? Keni fituar zemrën e një luaneshe krenare!! Tani dua të më thoni, si arritët ta bëni këtë??
Fëmija i shenjës së Luanit
Fëmija tipik i shenjës së Luanit është solar, i lumtur, i gjallë dhe i këndshëm, kur është duke bërë gjërat që ka qejf të bëjë. Në rast të kundërt, të gjitha retë e zeza mblidhen nga të gjitha anët, së bashku me një ulërimë të stuhishme, apo me vetëtima dhe rrufe të zhurmshme.Fëmijët e vegjël të shenjës së Luanit, nuk duhet të pengohen vazhdimisht për të bërë atë që duan. Nëse shtypni entuziazmin e tij dhe shpirtin e gjallë, mund ti shkaktoni atij plagë aq të thella, sa që mund ta errësojë mendjen e tij për vite me rradhë. Luanët e vegjël të të dyja gjinive kanë zakon që të komandojnë bashkëmoshatarët e tyre, gjë që i bën nënat e fëmijëve më të ndrojtur të acarohen, por ato duhet të përmbahen dhe kurrë mos ti qortojnë ashpër Luanët e vegjel, para moshatarëve të tjerë. Krenaria e madhe e Luanit reagon dhunshëm nëse sulmohet në dinjitet, sidomos në publik.
Është gjë e mirë për të inkurajuar prirjen natyrale për të udhëhequr tek fëmijët e shenjës së Luanit, por ata duhet të mësohen që të gjithë duhet të ketë rradhën e vet, sepse kjo është rruga e drejtë, edhe nëse ata janë më të fortë se të tjerët.
Ndjenja për drejtësi e Luanit zakonisht do ta bëjë djalin e vogël të kërkojë dritën e mirësisë. Ai nuk është agresiv me prirje keqdashësie. Ai vetëm ndihet i detyruar të jetë në krye të paradës. Këto djem dhe vajza kanë një thirrje të fortë për tu shfaqur dhe është e vështirë për ti dekurajuar ata dhe për ti ndaluar ta bëjnë këtë gjë. Djali i vogël i shenjës së Luanit është ai i cili mban kokën lart me krenari në oborrin e shkollës apo ecën mbi murin rrethues për ti bërë përshtypje vajzave. Prindërit e mençur do të fillojnë që herët ta bëjnë fëmijën e tyre të kuptojë se të mburrurit nuk është diçka e denjë. Kjo normalisht punon si një hajmali, pasi këta fëmijë e kanë të lindur ndjenjën e dinjitetit.
Ju do ta vëreni këtë dinjitet edhe te fëmijët e vegjël fare të kësaj shenje. Ka një lloj qëndrimi mbretëror, i cili krijon përshtypjen se fëmija është mbret sipas të gjitha ekzaminimeve. Termi “madhëria e Tij, fëmija _” është shpikur për të përshkruar të voglin e shenjës së Luanit. Bebet e vogla të kësaj shenje do të fillojnë që në fillim të jetës së tyre të komandojnë,duke rrotulluar në gishta mamanë, babanë dhe gjithë familjarët e tjerë, pa u lodhur shumë. Gjëja më e habitshme është se ky Luan i vogël i ulur në fronin e tij- e kam fjalën për karrigen e lartë të ngrënies- i mbuluar me lëng frutash dhe të verdhë veze dhe që ka nevojë të ndërrojë pelenën, do të arrijë ta mbajë dinjitetin e tij të paprekur. Është e natyrshme që prindërit e marrosur pas tij dhe të njohurit që e admirojnë ta lavdërojnë fëmijën e vogël të shenjës së Luanit, ndërsa ai me mirësjellje pranon vëmendjen, dhurata dhe lavdet e tyre. Ai e ka shumë të lehtë të marrë adhurim nga të gjithë. Vini re sa e vetkënaqur duket kjo bebe e lezetshme kur të panjohurit ndalojnë dhe e përkëdhelin nga flokët apo faqet.
Fëmija juaj Luan do të jetë më i pabindur se moshatarët e vetë, do të ndërmarrë më shumë iniciativa dhe do të jetë më aktiv. Pastaj do të vijnë ato momentet me periudha të përtacisë së Luanit, kur ai do të qëndrojë në oborrin e shtëpisë, shumë i lodhur për të lëvizur edhe një gisht, me përjashtim të lëvizjeve që mund të bëjë për ju, duke pritur që ju të bëni atë që ai kërkon. Në këto raste, e mira është që ta lini vetëm dhe ta bëni të kuptojë se askush nuk është shërbëtori i tij. Nëse ai dëshiron diçka, ai mund ta marrë atë vetë kur ti kthehet energjia e duhur. Në të kundërt, një fëmijë i llastuar i shenjës së Luanit mund të bëhet një tiran i vërtetë. Ndonjëherë, sigurisht, nuk është e dëmshme ti sillni atij një libër, apo ti jepni një gotë me qumësht dhe çokollatë. Fëmijët e shenjës së Luanit, të cilët edukohen se duhet të respektojnë të drejtat e të tjerëve, nëse duan tu respektohen të drejtat e tyre, mund të behen individë me të cilët do jetë shumë kënaqësi ti kesh pranë. Ashtu si këlyshët e vegjel të luaneshës që shikoni në kopshtin zoologjik, ata kanë nevojë për disiplinë të rreptë dhe për shumë dashuri. Puthjet e ngrohta dhe thupra e ashpër janë dy elementë që shpesh herë funksionojnë më së miri për të zbutur luanin. Mungesa e njërës prej tyre është e paefektshme , madje edhe e rrezikshme.
Këta djem dhe vajza i gjen në dy natyra të ndryshme. Të parët janë ekstravert, gjithë gjallëri, të dashur dhe bujarë, ndonjëherë të nxituar. Të tjerët janë të qetë, pothuajse të turpshëm në pamje të parë. Këta fëmijë të shenjës së Luanit kaq shumë të turpshëm, duhet të jenë lënduar shumë në fëmijëri nga sjellja autoritare e prindërve të tyre, ose nga vëmendja e tepërt që ju është dhënë vëllëzerve dhe motrave të tyre. Fshehurazi, ata kanë nevojë për pushtet dhe duartrokitje më shumë të tjerët. Rreziku në situata të tilla, në qoftë se ato zgjasin në kohë, është se ky fëmijë ose do ta marrë vëmendjen që kërkon më vonë në jetë, duke i nxitur gjërat të ndodhin në mënyrën e gabuar, ose duke u zhytur në mes të ndrojës të dhimbshme dhe frustrimit shkatërrues. Egoja e Luanit, nëse shtypet për një kohë të gjatë, sëmuret më shumë se çdo gjë tjetër.
Djemtë e vegjël të shenjës së Luanit, pëlqejnë lojërat me ushtarë (ku ata janë komandanët) si dhe lojërat me sfida të forta ndaj fatit. Vajzat e kësaj shenje do të sillen si zonjusha të vërteta, do të pëlqejnë të jenë të veshura këndshëm dhe tu thuhet sa të bukura janë. Mos prisni që këta të rinj ti bëjnë më dëshirë detyrat e shtëpisë siç mund të jenë hedhja e plehrave apo pastrimi i dyshemeve. Ata do të rebelohen kundër punëve që i quajnë të përshtashme për shërbëtorë, kështu që caktojini atyre detyra më të rëndësishme dhe më dinjitoze që i japin atyre një ndjenjë autoriteti.
Mësuesit mund të presin që nxënësit e tyre të shenjës së Luanit të japin udhëzime për qejfin e vet nxënësve të tjerë. Atyre ju pëlqen shumë tu shpjegojnë gjëra të tjerëve dhe asgjë nuk i mrekullon ata më shumë se të luajnë rolin e instruktorit zëvendësues, kur mësuesi duhet të largohen nga klasa. Ky moment i vendos ata në qendër të vëmendjes. Normalisht, fëmija Luan të cilin e kanë lënë përgjegjës në shkollë do ta administrojë situatën me disiplinë për fat të mirë, por ndonjëherë do dalë në pah edhe shpirti i tij gjallërues dhe kur mësuesi të kthehet në klasë, mund të gjejë një cirk në proces.
Këta nxënës mund të mësojnë shumë shpejt kur duan ta bëjnë këtë. Ata janë inteligjente dhe shpesh herë shpërblehen mjaftueshëm nga mësuesi i duruar, por ata kanë tendencën të jenë pak dembel në të mësuar. Ata preferojnë të bien në sy nëpërmjet personalitetit solar dhe bukurisë magjepëse. Mësuesit mund të verbohen disi nga buzëqeshjet dhe komplimentet që këta nxënës i bëjnë dhe nuk është e pazakontë për këta fëmijë të vegjël që të marrin nota më të mira se sa meritojnë. Ndoshta duhet që ti detyrosh që ata të krijojnë zakone të mira studimi. Por, nëse e mendon më mirë këtë, ta detyroni një fëmijë të Luanit, mund të jetë humbje kohe. Mënyra më e lehtë për të rritur notat e një fëmije të shenjës së Luanit, është që ta nxisni atë për të qënë më i miri i klasës, të bëhet superior ndaj të tjerëve. për të apeluar për të kotësisë së tij, për ta bërë atë të duan të jenë superior ndaj të tjerëve. Kjo zakonisht do të funksionojë. Kur ai arrin diçka pozitive, ledhatoje lehtë në shpatulla, në mënyrë që ai ta ndiejë vërtetë rezultatin. Fjalët e nënkuptuara nuk bëjnë punë në rastin e tij. Ska rëndësi sesa shumë komplimenta mund të marrë ai, gjithmonë është i uritur për më shumë.
Këta fëmijë ndoshta do të kërkojë më shumë para për të shpenzuar sesa bashkëmoshatarët e tij. Fëmija juaj i shenjës së Luanit, mund ti dhurojë disa nga pullat e tij te preferuara të koleksionit të vet, por ai nuk do ti kursejë vetes së tij asnjë gjë. Do të jetë një ide shumë e mirë nëse i mësoni fëmijës tuaj Luan rregullin e artë lidhur me financat: “ Jep disa, shpenzo disa të tjera dhe kurse një pjesë”. Sidomos këtë të fundit duhet tia mësoni shumë mirë.
Kur ata të rriten më shumë dhe të shkojnë drejt pubertetit, vajzat dhe djemtë e shenjës së Luanit, do interesohen për gjininë e kundërt më herët sesa të rinjtë e shenjave të tjera të zodiakut. Bëhuni gati të përballeni me një adoleshencë të trazuar, sepse fëmija juaj i Luanit do të ketë luhatje emocionale njëqind herë në ditë. Edhe miqësia, edhe dashuria do të jetë me nota të theksuara dramatike, plot ngjyra të ndezura dhe shumë thyerje zemre. Të gjithë adoleshentët e kësaj shenje do të kenë një dëshirë të papërmbajtshme për të shkuar në festat e shoqërisë. Jepini atyre mjaftueshëm liri, sepse gjithsesi ata do ta marrin atë në një mënyrë apo tjetër. Urdhrat e ashpra dhe të prera do ta shkatërrojnë krenarinë dhe dinjitetin e tyre. Nëse ju e ndihmoni atë që të ndërtojë kurajon dhe ti kënaqni egon duke i thënë se keni besim tek ai, ai do të bëhet i fortë vetëm për ju.
Nuk është detyrë e lehtë të rritësh një fëmijë të lindur në muajin gusht. Do të ketë momente kur të ndiheni që Luani juaj i futur në kafaz nuk do të zbutet kurrë. Por në fakt ai mund të kthehet në një mace shtëpiake,në qoftë se ju i plotësoni atij nevojën për dashuri dhe disiplinë të vazhdueshme. Këto të dyja janë çelësat magjike që hapin zemrën e tij të artë. Fëmijët e vegjel të shenjës së Luanit që janë adhuruar në foshnjëri dhe fëmijëri nga familja e tyre bëhen të rritur të lumtur, ndërkohë që ata të cilët janë lënë pas dore dhe kanë qenë të uritur emocionalisht, do ta reflektojnë këtë kur te jenë të rritur të palumtur dhe të zymtë. Mos harroni se ai do të hiqet sikur është shumë i guximshëm, por brenda tij dyshon se nuk është i tillë. Përqafojeni atë fort çdo natë dhe duajeni me gjithë zemër, për të mbushur zemrën e tij të madhe.
Shefi i shenjës së Luanit
Ju keni një shef të shenjës së Luanit dhe keni punuar për të për më shumë se një vit? Me të vërtetë? Ju duhet të jeni një dëgjues shumë i mirë.
Shumica e drejtuesve të shenjës së Luanëve, janë organizatorë të shkëlqyer dhe shumë të aftë për të deleguar përgjegjësitë. Mënyra e tij e menaxhimit të këtyre situatave është e tillë: ai do të kthehet nga ju dhe do tju diktojë me pompozitet disa fraza të përgjithshme mbi temën; pastaj do të bëjë një lëvizje të dorës, të denjë për një mbret dhe me një buzëqeshje të mrekullueshme do tju thotë turbull, “Tani mund të vazhdosh ti”. Pastaj ai ndoshta do të shtojë se e do raportin të plotësuar dhe të vendosur në tryezën e tij sa më shpejt të jetë e mundur. “Merr gjithë kohën që të duhet ” do tju thotë ai. “Mjafton që unë ta kem në dorë para drekës së ditës së nesërme”. Leos nuk janë të interesuar pas detajeve. Ata preferojnë ta skicojnë pamjen e përgjithshme të situatës me një lëvizje të guximshme dhe ti lënë të tjerët të merren me vogëlsirat e jera si shifrat dhe statistikat.
Nëse shefi juaj është një Luan tipik, ai do ti quajë të tijat të gjitha idetë që mund te jepni ju. Megjithatë vazhdoni jepjani atij idetë tuaja origjinale, sepse këta drejtues priren ti favorizojnë punonjësit që janë krijues në ambientin e tyre të punës. Ndonëse duhet të jenë i përgatitur ta dëgjoni atë, një ditë më vonë pasi i keni dhënë planin tuaj, teksa thotë në mënyrë të beftë: “Kjo është një nga idetë më të mira që kam pasur ndonjëherë.” Ai sinqerisht beson se e ka menduar më parë idenë që i dhatë ju. Me të vërtetë! Sigurisht, ju e nxitët imagjinatën e tij dhe kjo është arsyeja pse ju jeni kaq shumë i vlefshëm për të. Por ideja ishte e tij, mbajeni mend këtë!
Me raste, shefi juaj i shenjës së Luanit, mund të tregohet disi mosmirënjohës. Kështu një ditë mund tju hedhë në tvolinë një pirg me letra, të cilat përton ti lexojë vetë. Pastaj të nesërmen në mëngjes, kur ju do ti keni akoma të skuqur sytë sepse keni qëndruar deri në mesnatë për të përfunduar punën ekstra që ju dha, ai do të tundë kokën në formë mosmiratimi dhe do të murmërisë një koment të pakëndshëm për gjëndjen e tavolinës suaj të rrëmujshme, ndërkohë që po shkon drejt zyrës së tij personale. Oh, po, është pothuajse e sigurtë se ai do ta ketë një zyrë luksoze privat. Ajo mund të ketë drita ta qeta, muzikë të lehtë, lule me ngjyra të ndryshme, një divan me copë të shtrenjtë dhe një tavolinë me dru qershie. Edhe në qoftë se buxheti është i vogël, ju rrallë do ta gjeni atë të rrethuar nga dollapë të lirë dhe dritare pa perde të bukura. Muret mund të jenë të mbuluara me printime të shkëlqyera dhe në to mund të jenë vendosur pikturave me shije apo fotografitë e tij më të mira, ku ka dalë me personalitete të rëndësishme. Çdo çmim i fituar ose certifikata e marrë do të jetë plastifikuar dhe vendosur ne kornizë në krye të zyrës.
Nëse ju jeni një mashkull që punon për një drejtues ekzekutiv të shenjës së Luanit, ju mund të keni disa probleme të veçanta. Jini origjinal, i guximshëm, kreativ dhe i palodhshëm. Por mos harroni se shefi juaj do të jetë gjithmonë më origjinal, më i guximshëm, më kreativ dhe më i palodhshëm se ju – për sytë e tij. Thuaji “Po” shumicës së mendimeve të tij (dhe ai do të ketë një paketë plot gjatë harkut kohor të një jave). Nëse ju duhet ti thoni “Jo,” paraprijë atë me një kompliment të madh dhe mbylleni me një tjetër kompliment. Refuzimi i vendosur në mes të dy komplimenteve, mund të jetë i pranueshëm për shefin tuaj krenar. Por duhet të jeni me takt dhe të proçedoni me kujdes.
Edhe drejtuesit që bien më pak në sy , arrijnë të përhapin rrezet e tyre të shndritshme dhe kanë një pamje të jashtme të lezetshme. Kur shefi juaj i shenjës së Luanit arrin cdo rezultat që meriton, plus respekt dhe ndihmë shtesë, ai do tju bëjë që të digjeni nga turpi me lavdërimet që do tju bëjë, për punën e mirë që keni bërë. Ai asnjëherë nuk do të kursehet me komplimentat. Por gjithashtu do jetë kaq i pakursyer edhe me kritikat. Luani është i prirur që ti nxjerrë në pah gabimet tuaja pa u treguar me takt. Punonjësit që kanë natyrë shumë të ndjeshme, do ishin më të lumtur të punojnë diku tjetër. Të njëjtën gjë do të donin edhe ata që kanë sedër të madhe. Ka më shumë se një element arrogance te punëdhënësi juaj i shenjës së Luanit, por ndërthurrur me optimizmin babaxhan të tij, duket se kalon me lehtë. Këta njerëz kanë lindur për të udhëhequr, me një talent për t’u patur zili lidhur me caktimin e drejtë të vendeve të punës për njerëzit e duhur dhe duke i supervizuar ata në mënyrën e duhur.
Intrigat që bëhen nëpër zyra do ta zemërojnë atë shumë. Ai thjesht nuk mund ta durojë faktin që njerëzit mund të mbajnë sekrete prej tij. Ai duhet të dijë çdo gjë që po ndodh. Mos u mërzitni nëse shefi juaj Luan e fut pak më shumë seç duhet hundën në çështjet tuaja private ose ju jep leksione se si të veproni në jetën tuaj personale. Është sikur të vendos vulën e tij mbretërore. Kjo do të thotë që ai ju pëlqen aq shumë sa dëshiron tju mbrojë duke ju dhenë këshilla të ndritura nga mendja e tij superiore.
Shefi i kësaj shenje mund të jetë shumë i këndshëm. Ai mund të ketë momente zemërimi të tmerrshme dhe pastaj të shfryjë në zyrën e vet me dyer të mbyllura për disa orë, nëse mendon se dikush e ka fyer. Por ata mund të shkrihen komplet nga lajkat dhe komplimentat e të tjerëve. Ata vishen me shije, ushqehen mirë dhe flene shumë mirë. Ata janë bujare ndaj të metave dhe në qoftë se marrin respektin që kërkojnë, ata mund ta kthejnë dështimin në fitore brenda natës me një forcë të mrekullueshme të karakterit. Luani merr kënaqësi të madhe kur jep urdhëra dhe sidomos kur jep leksione jete ndihet veçanërisht krenar.
Ju mund të keni të bëni me atë lloj punëdhënësi Luan që e fsheh urinë e tij për të qenë në qendër të vëmendjes, duke manifestuar një sjellje të qetë. Por dinjiteti, krenaria dhe narcizmi tipik i kësaj shenje është pjesë themelore e natyrës së tij, po aq sa është edhe tek lloji tjetër i Luanit me sjellje më ekzibicioniste. E vini në dyshim këtë? Provojeni duke e ngacmuar ne krenarinë e tij, pastaj tërhiquni dhe behuni gati të përballoni pasojat.
Kur ai trajtohet në mënyrën e drejtë dhe të duhur, nuk ka njeri mbi tokë që mund të jetë më i dashur se një njeri i shenjës së Luanit. Ku është problemi nëse ai kërkon admirim në doza të mëdha për të ushqyer egon e tij të pangopur? Shumicën e kohës, ai me të vërtetë e meriton të admirohet. Ai mund ti bëj plagjiaturë ideve tuaja dhe tju “vjedhë” kohën herë pas here. Ju mund të jeni lodhur duke dëgjuar këshillat e tij dhe duke i thënë se ai është i shkëlqyer. Por nuk ka tjetër shef në botë që do tju lejojë të mbani foshnjën tuaj në karrocë, brenda zyrës tuaj,ne periudhën që ju largua dadoja e fëmijës. Sigurisht që ju do të kishit preferuar që tjua kishte lënë ditën pushim dhe të ishit kujdesur për fëmijën tuaj në shtëpi. Por shefi juaj ka nevojë për ju në zyrë. Dhe në fund të fundit, ai është kumbari i foshnjës tuaj!
Punonjësi i shenjës së Luanit
Nëse punonjësi juaj është një Luan tipik, do të jetë pothuajse e pamundur ta injoroni atë. Nëse ai është një Luan i qetë, nuk do të ishte e mençur ta injoroni atë. Luani më agresiv do tju detyrojë me forcë ta vlerësoni talentin e tij dhe ti njihni vlerat, thjesht për tju treguar se sa i mrekullueshëm është. Edhe ai lloji i ndrojtur i maces së butë do të fillojë të fryhet sapo ta shohë që nuk po e trajtoni siç duhet. Të gjitha këto të çojnë në një përfundim: mos i injoroni punonjësit tuaj të shenjës së Luanit.
Nëse kafsha e luanit lëshon ulërimën e vet, ai është krenar dhe ndihet i denjë. Ai e di superioritetin e tij dhe nuk ka nevojë për vështrimet e të tjerëve: Luanët nuk janë nga ato kafshë që diçka mund tu fshehë dritën që lëshojnë. Nëse kreanria e tyre nuk nderohet, atëherë të dy llojet e luanëve do të kërkojnë një tjetër savanë që ta nderojnë me praninë e tyre. Ata nuk e durojnë dot faktin që të nënvlerësohen.
Të gjithë njerëzit e shenjës së Luanit i adhurojnë titujt dhe gradat. Sa më i madh titulli aq më mirë për të. Ofrojini punonjësit tuaj të shenjës së Luanit një rritje të konsiderueshme page, ndërsa kolegun e tij të zyrës emërojeni “Shefi i Zyrës së Koordinimit”; dhe punonjësi juaj Luan as nuk do tju falenderojë për paratë ekstra që do të marrë çdo muaj. Ai do të jetë shumë i zënë duke turfulluar për ngritjen në detyrë të bashkëpunëtorit të tij, i cili sigurisht, nuk e meritonte një promovim të tillë më shumë se Luani ynë.
Nuk është kokëfortësia ajo që e bën punonjësin e Luanit të këmbëngulë për të drejtat e tij. Ai ka lindur që të jetë lideri i të gjithë njerëzve. Udhëheqja është një pjesë e pandarë e natyrës së tij dhe është diçka e pamundur për ta çrrënjosur plotësisht. Punonjësi i Luanit është i pajisur plotësisht për të marrë përgjegjësi mbi vete. Ai e ndjen veten të padobishëm dhe të pafuqishëm, por edhe të padëshiruar, kur ai nuk ka marrë përsipër ndonjë lloj përgjegjësie. Në qoftë se nuk ka asgjë tjetër në dispozicion për ti dhënë vetes rëndësi, ai do të japë këshilla falas për miqtë dhe familjen e tij. Gjithashtu, as të panjohurit nuk do ti lë pas dore. Luani i shpërndan perlat e tij të diturisë në mënyrë të paanshme.Ai do tju japë këshilla lidhur me çdo gjë; që nga ndërtimi i një dhome shtesë mbi garazhin tuaj, apo problemet financiare dhe dashurore deri tek lloji i vajti që duhet përdorur për makinën tuaj të re.
Duhet ta keni parasysh se ndjenja mbresëlënëse e përgjegjësise te personi i shenjës së Luanit, zakonisht nuk shfaqet deri në moshë të pjekur. Në rininë e tij, ky njeri është një playboy klasik, që i gëzohet ditëve dhe netëve të verës duke kërcyer dhe kënduar, duke vallëzuar me femra të bukura dhe i veshur me rrobat me me shije në të gjithë shoqërinë e tij, duke i bërë të gjithë të qeshin me qendrimin e tij të zhurmshëm dhe si klloun.
Zakonisht është një lëvizje e mençur që ti angazhoni punonjësit e rinj të shenjës së Luanit në sektorin e promovimit dhe shitjes. Ata janë reklamues të lindur dhe do ti bëjnë klientët tuaj të lumtu, me natyrën e tyre të ngrohtë dhe gjithë diell. Më vonë, pasi të piqen më shumë,ata gradualisht mund ti vendosësh në pozita më të larta, ku ata zakonisht do të përgjigjen me përgjegjshmëri çdo detyre që i keni ngarkuar. Vetëm një drejtues ekzekutiv i mençur e kupton se në çfarë pike një princ playboy i shenjës së Luanit është bërë tashmë mbret dinjitoz.
Ka diçka të çuditshme për punonjësit e shenjës së Luanit, qofte femër, qoftë mashkull. Nën pamjen e tyre të guximshme, ata fshehurazi kanë frikë se nuk kanë kurajo të vërtetë brenda tyre. Ata mund të sillet me krenarinë më irrituese dhe egoizmin më të egër, duke e shfaqur veten të padurueshem dhe me periudha edhe shumë përtac. Pastaj mund të ketë edhe ndonje moment krize, qoftë në punë apo në jetën e tyre personale. Papritmas, për habinë e të gjithëve, këta meshkuj dhe femra të shenjës së Luanit, e tregojnë veten që janë të qëndrueshëm dhe kanë stabilitet. Vetëm nën presion të madh, kur janë të rënduar me ngarkesat më të rënda të jetës, fuqia e brendshme e lindur e kësaj shenje të Diellit, do të dalë në pah me gjithë lavdinë e saj.
Punonjësi mashkull i shenjës së Luanit me reputacionin e një playboy do të habisë miqtë e tij kur ai me guxim dhe dëshirë do të përkrahë një bashkëshorten me paaftësi fizike dhe dy hallat e tij të moshuara, të pamartuara dhe pa femijë. Ata që kanë lindur nën shenjën e Luanit dhe që udhëhiqen nga Dielli, nuk mund ta marrin kurrë me mend se çfarë pushteti të fuqishëm zotërojnë derisa të vihen në provë. Deri në këtë moment (mos e harroni këtë) ata vetëm hiqen sikur janë të fortë. Ulërima e frikshme e Luanit, fsheh një kompleks inferioriteti që është krejtësisht i panevojshëm.
Në qoftë se një person i shenjës së Luanit nuk mund të jetë shefi, atëherë ai duhet të ketë një pozicion ku mund të shfaqë talentin dhe aftësitë e tij para gjithë botës. Pas të ndërrojë vendin e punës dhjetra herë, për shkak se ai nuk është bërë të paktën një zëvendës president, Luani tipike zakonisht do të drejtojë një sipërmarrje ku ai do jetë themeluesi i saj. Nëse roli i ekzekutivit ose drejtuesit u është mohuar, ata do të kënaqen duke punuar si mësues, tregtarë, mjekë, juristë, menaxherë, këshilltarë, prezantues radiofonik dhe televiziv, aktorë, shkrimtarë apo edhe zhytës profesionistë në guidat turistike. Njerëzit e shenjës së Luanit kërkojnë një profesion që i lejon atyre të japin njohuritë e tyre për të tjerët, por edhe të qëndrojnë në qendër të vëmendjes të ndritshme të publicitetit. Ata gjithashtu do të shkëlqejnë në fushën e politikës dhe marrëdhënieve me publikun.
Kini parasysh se i punësuari juaj i shenjës së Luanit, ose do të bëhet një ekzekutiv në nivelin tuaj brenda një kohë të arsyeshme, ose ai do të largohet përfundimisht. Ai kurrë nuk mund të jetë i kënaqur duke punuar prapa skenave. Ai ka nevojë për duartrokitje dhe keto mund ti marrë vetëm në skenë. Megjithatë, ju do të jeni me fat që ta keni këtë punonjës për çfarëdo periudhe që ai qëndron me ju. Ai do të punojë më shumë se pothuajse çdokush tjetër për tju treguar se sa person i mrekullueshëm është ai. Komplimentat e shumta dhe të vazhdueshëm për punën e shkëlqyer do ta frymëzojnë në atë pikë ku ai do të tregojë një vitalitet të pabesueshëm përtej kufijve të durimit normal. Lajkat dhe komplimentat që do tju bëjë punonjësit juaj i shenjës së Luanit, do tia rrisin të paktën dyfish vlerën e tij.
Do të shihni se edhe punonjësja juaj e shenjës së Luanit do të krekoset dhe do të krenohet në mënyrë të rregullt. Herë pas here do të vendosë një trëndafil të verdhë në flokët e saj dhe mos u mërzitni nga pëshpëritjet dhe thashethemet saj. Ju nuk mund ta përballoni ta humbisni atë. Thashethemet nuk kanë virtytet dhe aftësitë e saj. Komplimentojeni atë sa më shpesh duke i thënë sa e bukur është, sa e zgjuar dhe herë pas here blejini bileta për një koncert apo një mbremje gala. Gjithmonë dy bileta, ju lutem, sepse vajza e shenjës së Luanit pa dyshim do të jetë e martuar, e dashuruar ose do të jetë në një lidhje me dikë.
Përsa i përket punonjësit tuaj të shenjës së Luanit, merreni me vete në drekat e punës, në restorantet e shtrenjta ku të gjithë mund ta shohin atë me shefin e madh. Jepuni mundësinë si punonjësit mashkull ashtu dhe femër, që të trajnojnë dhe supervizojnë punonjësit e rinj, sa herë të jetë e mundur. Ata nuk do të ngurrojnë të punojnë me orare shtesë, madje do të jenë krenarë për përgjegjësinë që do tu ngarkoni dhe ata adhurojnë tu tregojnë të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhen bërë.
Pak psikologji ndikuar nga astrologjia, e aplikuar në mënyrë të zgjuar, do ta bëjë punonjësin tuaj krenar të Luanit një aset të vyer për kompaninë tuaj. Ata do ta dekorojnë zyrën me shije dhe me entuziazmin e tyre solar. Jepini atij mundësinë ta kompletojnë zyrën e tij me tavolinë të shtrenjtë, qylim luksoz, perde me copë të ndritshme dhe ngjyrë të ndezur dhe kompjuter të teknologjisë së fundit. Asgjë nuk mund ta dekurajojë më shumë një punonjës të Luanit sesa të punojë në një ambient të lënë pas dore, me pajisje të vjetëruara, me përjashtim të rasteve kur i duhet të punojë me njerëz të zymtë dhe pa fantazi.
Ata kanë nevojë për më shumë shpenzime sesa punonjësit e tjerë dhe gjithashtu duan më shumë kohë për orarin e drekës. Ushqimi është pothuajse si një event social për Luanët dhe ata i përdorin mundësi të tilla për të ushtruar artin e tyre të promovimit. Vetëm tu jepni idenë që mund ta bëjnë këtë gje dhe ata do ta kthejnë këtë momënt në një fushatë reklamimi që mund të sjellë më shumë konsumatorë të rinj. Ju nuk mund të pretendoni që ata të veprojnë me shpejtësi të madhe, kur ndërkohë do tu duhet të shqetësohen për afatin dhe paratë. Luani mund të jetë i shpejtë me numrat, por ka edhe nga ata që kanë vështirësi në të numëruarin e qindarkave.
Punonjësi juaj i shenjës së Luanit, mund të zbutet me lehtësi nëse dini si ta bëni ketë. Mos i ngurtësoni rregullat dhe hiqini hekurat e kafazit. Këta punonjës nuk mund të jenë të rrethuar me zinxhirë ose do të ndihet i burgosur dhe do të humbase shkëlqimin e tij.
Është një veprim i zgjuar që të punësoni një person të shenjës së Luanit. Ai mund të mbaje në shpinën e tij ngarkesa të rënda pa u ankuar. Ai ka nevojë për një dietë të pasur me komplimenta, autoritet, titujt dhe liri, por ky nuk është një çmim shumë i lartë për të paguar për inteligjencën, besnikërinë, besimin, idetë dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Në fund të fundit, sa drejtues ekzekutivë kanë në stafin e tyre anëtarë të familjes mbretërore? Respektojeni punonjësin tuaj dhe ai do të bëhet njeriu juaj më i besuar, i cili do të ndihet po aq krenar për kompaninë tuaj si të ishte nen pronësinë e vet. Zemra e tij është më e madhe se vetë trupi i tij.