Jose Mourinho është shfaqur me një “look” të ri, me portugezin që në një intervistë të dhënë së fundmi, ka zbuluar edhe arsyen e këtij vendimi.

“Ndonjëherë më pëlqen ta bëj diçka të tillë.Gjithsesi, këtë herë nuk kishte të bënte me këtë.Isha në gjumë dhe kur u zgjova në mëngjes pashe flokët që i kisha shumë keq.Fola menjëherë me berberin dhe i thashë të më qethte flokët me numrin 1”, përfundon “Special One”.