Gjithçka e konfirmuar. Karim Benzema dhe Real Madrid do të qëndrojnë të lidhur edhe për një vit tjetër. Sulmuesi francez mësohet të kerë rinovuar me “Los Blancos” deri në vitin 2022. Lajmi i bujshëm është raportuar nga media spanjolle “AS”, që sqaron gjithashtu se si bomberi, duke ndjekur politikën e klubit ka zgjatur me një tjetër vit marrëveshjen e tij që skadonte në vitin 2021.

Kështu të dy palët kanë nisur tashmë angazhimin e tyre të rishikuar në kohë, ndonëse mësohet se lajmi do të njoftohet zyrtarisht vetëm në përfundim të sezonit. Benzema dëshmoi edhe këtë vit se është një armë vendimtare për ekonominë e skuadrës, duke udhëhequr “Los Blancos” me golat dhe asistet e tij.