Mbi vendin tonë ditën e sotme masat ajrore do të jenë të qëndrueshme duke ndikuar në kushtet e motit në territorin shqiptar. Kjo do të sjellë kthjellime të gjithë vendin, sipas meteoalb. Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -3°C në 15°C. Era do fryjë mesatare ne toke dhe ne det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Në rajon dhe Europë do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në Europën Veriore dhe Lindore ku mbizotërojnë reshjet e dëborës. Gjithashtu Brigjet e Egjeut mbeten me vranësira të dendura dhe shira. Ndërsa me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare paraqitet Europa Qendrore dhe Jugore.