Samanta Karavella publikoi ditën e të dashuruarve këngën e saj më të re të titulluar “Pse”.Kënga e cila përshkruan një histori dashurie që ka marrë fund sjell Samantën më joshëse se asnjëherë tjetër.Teksti bën fjalë për një vajzë e cila e kupton që ai nuk është i duhuri për të por sërish shprehet se e dashuron.
“Me lendon por une e fali, se ai o kon i pari, veten time sdi ta nali jo… e du e du e du… dhe pse ai nuk bon per mu… e du e du e du.. asnjëher se kam kuptu..”Samanta shfaqet tejet sensuale e veshur me fustan të kuq teksa kërcen nën ritmet e muzikës duke na treguar kështu se kërcimi është një fushë që mundet ta bëjë më së miri.Partneri i këngëtares në klip është balerini i trupës së baletit të “Top Channel”, Ledian Agalliaj, me të cilin Samanta ka gjetur ‘kiminë’ e duhur për këtë koreografi.
”Pse” vjen ndryshe nga këngët e tjera që publikohen për Shën Valentin pasi siç e treguam edhe më sipër, fabula bën fjalë për një ndarje dhe për dashuri që ekziston vetëm nga ana e vajzës- këtë rast dashuria është vetëm nga ana e Samantës.Kjo këngë me ritme latine që do ju fiksohet dhe do ju bëjë të kërceni që me dëgjimin e parë, ndaj mund ta shihni më poshtë.