Autoritetet kineze të shëndetësisë njoftuan sot për 52 vdekje të tjera nga koronavirusi, por që është shifra më e ulët për më shumë se tri javë, çka e çon në 2 715 numrin e përgjithshëm të viktimave. ”Të gjitha rastet e reja me humbje jete janë në Hubei, provinca që është epiqendra e sëmundjes, ku janë regjistruar edhe 401 nga 406 rastet e reja me persona të infektuar”, njoftoi Qendra Kombëtare kineze e Shëndetësisë.
”Por, për t’u theksuar është fakti se në shumë provinca ka zero raste të reja infektimi me COVID-19”, theksoi ajo. ”Jashtë epiqendrës ka vetëm pesë raste, e dhëna më e ulët për më shumë se një muaj”, shtoi kjo qendër.