Një nga reperët më të suksesshëm të momentit, Mozzik nuk harron që herë pas here përveç përkushimit në muzikë të kalojë edhe kohën e duhur me njerëzit e tij më të dashur. Së fundmi ai ka publikuar një foto pranë mamasë, duke u dedikuar asaj fjalët më të ndjera.

“Gjithë jetën para teje, Gramozi vogël. Nëna ime unë mësova se kjo jetë është e pamëshirshme, kjo jetë na ka sjellë gëzime e lot, por atë që më së miri mësova e nuk harrova dhe s’do e harroj kurrë, është që ti je kuptimi i jetës sime e komplet jeta ime je ti, ti je suksesi im. Të paça gjithmonë nënë”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij në ‘Instagram’.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë reperi solli projektin e tij më të fundit muzikor në bashkëpunim me Taynan, e cila u kthye menjëherë ne hit.