Plas në Barcelonë! Kapiteni Lionel Messi i ka dalë kundër drejtorit sportiv Eric Abidalit. Argjentinasit nuk i ka pëlqyer deklarata e zyrtarit të klubit. Ky i fundit tha në një intervistë të tij që pas El Clasicos disa nga lojtarët nuk punuar fort nën drejtimin e teknikut Ernesto Valverdo.

Kapitenit të Barcelonës nuk i ka pëlqyer aspak kjo deklaratë dhe ka reaguar për fjalët e thëna nga zyrtari i klubit. Ai i del kundër hapur. “Të jem i sinqertë nuk më pëlqejnë gjëra të tilla, por mendoj se secili duhet të mbajë përgjegjësi për punën e tij dhe vendimet e veta. Lojtarët për atë çfarë ndodh në fushë dhe ne jemi të parët që e kuptojmë kur diçka nuk shkon mirë.

“Në pjesën e menaxhimit, drejtuesit duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre, mbi të gjitha për veprimet që marrin. Së fundmi, mendoj se kur të flitet për lojtarë, duhet të flitet me emra, sepse përndryshe bëhen pis të gjithë. Fjalët që janë thënë nuk janë të vërteta”, – shkruajti Messi mbi foton ku lexohej deklarata e Abidalit.