Një lajm i rëndësishëm vjen nga mediat angleze. “The Sun” shkruan për një ofertë të Bajernit të Mynihut për sulmuesin brazilian Roberto Firmino. Sipas anglezëve, gjermanët kanë përgatitur 88 milionë euro për lojtarin e Liverpulit. Kampionët e Gjermanisë janë në kërkim të një zëvendësuesi të Robert Levandovskit, i cili në verë mbush 32 vjeç. Firmino është një njohës i vjetër i Bundesligës, pasi ka luajtur më parë me skuadrën e Hofenhaimit në Gjermani.
Ai është një nga lojtarët më të mirë në skuadrën e Klopit, i cili ka krijuar treshen perfekte në sulmin e kryesuesve të kampionatit anglez. Salah- Mane-Firmino janë pa dyshim zemra dhe truri i “The Reds”. Gjithsesi, kontrata e lojtarit me skuadrën aktuale skadon në vitin 2023, por drejtuesit nuk e kanë përjashtuar një shitje në verë të lojtarit për shuma të mëdha. Trajneri Jyrgen Klop po kërkon prej kohësh sulmuesin e Lajpcigut, Timo Verner, në skuadrën e tij.