Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka folur për BT Sport pas humbjes me Atletico Madridin. “Nuk ishte diçka që duhet të ndodhte, por ndodhi. Ishte një luftë ashtu siç e prisnim, por më pëlqyen shumë aspekte të lojës tonë. “Ishim dobët në sulm. Ata mbrojtën me të gjitha forcat, ata mbrojtën shumë mirë në zonën e tyre.

Mane ishte gjithë kohës në shënjestër, ishte e qartë. Ata u siguruan që ai të merte karton të verdhë. Si arbitër duhet të jesh i fortë në këtë atmosferë. Kishin kaluar 30 minuta dhe tre prej lojtarët e tyre kishin rënë në tokë. Megjithatë, asgjë s’ka mbaruar, mirë se të vini në Anfield.”