Sulmuesi i Arsenalit Gabriel Martinelli thotë se është shumë krenar pasi trajneri i Liverpool Jurgen Klopp e ka cilësuar si talentin e shekullit. Martinelli ka shpërthyer këtë sezon me Topçinjtë dhe tregoi gjithë aftësinë e tij gjatë barazimit 2-2 me Chelsea-n, ku shënoi dy gola.
“Jam shumë krenar që një prej teknikëve më të mirë në botë flet mirë për mua,” shprehet Martinelli për Marca. “Tani duhet të mbetem i fortë, i fokusuar dhe të vazhdoj të arrij gjëra të mëdha.”