Jurgen Klopp ka dhënë një intervistë së fundmi për “Rai Sport”, ku ka folur mbi shumë tema. Njëra prej tyre ishte edhe se ku inspirohet trajneri gjerman dhe Liverpooli i tij. Numri një i stolit të Liverpool është shprehur se më parë ka ndjekur shumë Arrigo Sachin dhe kohën që ai ishte në krye të Milanit.

“Trajneri më i rëndësishëm nga i cili kam mësuar është padyshim Arrigo Sachi. Të gjitha gjërat që ai ka bërë te Milani i tij, jam munduar që t’i fus te Liverpooli që është sot. Që kur jam bërë trajner, nuk kam pasur kohë të shoh majtas apo djathtas, por e gjitha që bëj ka si bazë atë se çfarë ka bërë Arrigo Sachi”, ka përfunduar Klopp.