Përmes një sqarimi të gjatë në Twitter, kryeministri Edi Rama ka komentuar reagimet e opozitës, dhe analistëve në media. Shefi i qeverisë shkruan se ligji special mbron sakrificat e policisë, që janë nëpërkëmbur nga gjyqtarë e prokurorë të lidhur me kr min. Sipas Ramës, ligji është bazuar në shembujt e Britanisë apo Italisë.

Reagimi i plotë: Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin. AntiKÇK është reagimi i duhur në kohën e duhur, kur puna e sakrificat e policisë poshtërohen nga prokurorë & gjykatës të korruptuar, të cilët janë partnerë të krimit jo nuk dënojnë, po lirojnë vr asës e tra fikantë të dë nuar dhe punojnë të kapin ç’të kapin para se t’i fshijë Vetingu.

Ligji Special është frymëzuar nga dashuria për këtë vend dhe vullneti i hekurt për të shk atërruar burimet financiare të krimit, duke marrë shembull nga historitë e suksesit të vendeve si Italia e Britania e Madhe që me ligjet speciale goditën në zemër maf an apo te rrorizmin. Koha do të provojë përsëri edhe njëherë se dashuria për vendin, vullneti për ta bërë shtet modern Shqipërinë, vendosmëria për t’i rënë me kokë mureve të vjetra, do të fitojnë mbi hipokritët, dembelët e parazitët që jetojnë me llafe, gënjeshtra e broçkulla duke helmuar shqiptarët!