Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se po favorizon kompanitë telefonike, të cilat së fundmi kanë rritur çmimet për qytetarët.“Kompanitë celulare rritje drastike të çmimeve, por Edi Ramës s’ja mban të flasë! Kompanitë celulare rritin çmimet. Asnjë fjale nga qeveria. Qytetaret krejtësisht të pambrojtur.Qeveria nuk ekziston për qytetaret, por vetëm për kompanitë e celularëve, që kanë rritur me 15- 20% çmimet e paketave dhe kane dyfishuar çmimin e rimbushjes.Asnjë fjalë, asnjë veprim, asnjë qëndrim nga qeveria për të mbrojtur dhjtra mijëra qytetarë, që përballen të pafuqishëm me rritjen drastike të çmimeve, pa asnjë shpjegim.Ky është abuzim i turpshëm dhe skandaloz me qytetarët.
Qeveria që kujdeset me “merak” që të mos ju preket asnjë lek koncesioneve dhe oligarkëve nuk bën asgjë për të mbrojtur qytetarët. Kjo po është KÇK, por për këtë Edi Ramës nuk ja mban të flasë. Turp dhe neveri për qeverinë që hesht”, shprehet Vasili.