Përshëndetje të dashura vajza e gra, nëna dhe motra, zonja të nderuara! Një sallë e mbushur plot e përplot si kjo, me një energji kaq frymëzuese e të pashoqe, është konfirmimi më i mirë i zgjedhjes që kemi bërë si unë, edhe Lindita, Milva, Tina dhe mijëra e mijëra gra: Të pjesë e diçkaje shumë të bukur, FAMILJES SE MREKULLUESHME TE GRAVE TE PARTISE SOCIALISTE TE SHQIPERISE. Një familje e mbushur me nëna të dhe mbshura, bashkëshorte të përkushtuara, gra punëtore e të mençura, motra solidare, vajza ambicioze dhe kërkuese. NJE FAMILJE E MADHE SI ASNJE TJETER! Nisma jonë “Edhe 1” nuk është thjesht një slogan Kongresi.
Eshtë një iniciativë kuptimplotë, për të thirrur edhe një vajzë, edhe një grua, edhe një nënë, që të bëhet pjesë e jona. Eshtë një thirrje për t’iu bashkuar një familje, të cilën e vë në lëvizje SHPRESA, e cila ka për busull VLERAT EVROPIANE, e cila ka si OBJEKTIV të PANDRYSHUESHEM ndërtimin e SHQIPËRISË QË DUAM: SHQIPËRINË E GJENERATËS TJETËR.

Dua të falenderoj Linditën për punën fantastike dhe secilën prej jush që sot është këtu, secilën prej jush që na është bashkuar dhe do ndajë me familjen tonë të madhe historinë e saj, ëndrrat e saj, por mbi të gjitha, dëshirën për të kontribuar për vendin tonë. Përpjekja jonë për ndërtimin e një shteti social, ku asnjë grua të mos mbetet pas, nuk ka reshtur asnjëherë. Kemi ecur përpara me hapa të vendosur, të vetëdijshme se nuk ka më kthim mbrapa. Tradita e socialistëve e do që përpjekjet e të gjithëve ne, të jenë të fokusuara sidomos tek fëmijët dhe familja, si baza të një shoqërie të shëndetshme. Dhe këtë kemi bërë dhe po bëjmë çdo ditë nën udhëheqjen e kryeministrit Rama. Duke filluar nga ata që kanë më shumë nevojë për vëmendje, që nga fëmijët e porsalindur e deri tek mosha e tretë, të cilëve AQ SHUME U DETYROHEMI! Këtu mes nesh ka te pakten NJË NËNË TË RE, që falë politikës së re të shpërblimit financiar për të porsalindurit, ka përfituar BONUSIN E BEBES, së bashku me 45 mijë familjet që janë gëzuar me fëmijë, një politikë universale për të vënë në një fillim të barabartë çdo fëmijë.

Këtu mes nesh, ka të pakten një MJEKE, që sot prek ndryshimet në shëndetësi, që punon në kushte më të mira pune, në qendër të re shëndetësore, falë programit të rijetësimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave. Ketu mes nesh, ka të paktën një vajzë a grua, qe ushtron profesionin e INFERMIERES, që e ka fituar vendin e punës me transparencë e meritokraci, pa njohur parti e krushqi, falë instrumentit we kemi ndertuarportalit “Infermierë për Shqipërinë”. Ta harrojnë njëherë e pergjithmonë se nuk ka më punësim me parti e krushqi. Vetëm punësim me meritokraci e transparencë. Këtu mes nesh, ka të paktën një STUDENTE MJEKËSIE, që ka prekur nga afër frytet e Paktit per Universitetin dhe ka sot kushte më të mira qëndrimi e studimi dhe mbi të gjitha më shumë mundësi për të bërë praktikat në një laborator simulimi, e nje spital të ri kirurgjikal, ku të ushtrojë profesionin. Këtu mes nesh ka të paktën NJË GRUA që e ka kryer testin për parandalimin e ka ncerit të qafës së mitrës FALAS, pranë qendrës së saj shëndetësore, nga Tropoja në Sarandë. Këtu mes nesh ka të paktën NJË VAJZË A GRUA së cilës nuk i është dashur të vijë nga Dibra apo Gjirokasta për të bërë mamografinë në Tiranë, por e bën MAMOGRAFINË FALAS aty ku jeton. Ketu mes nesh, ka heroina, që duke jetuar jetën dhe duke u kujdesur për familjen, kanë luf tuar apo po luftojnë me së mundjen dhe ja kanë dalë falë shërbimeve më të mira shëndetësore, trajtimeve me terapi të shtrenjta mjekimi, si he rceptina, që e përfitojnë FALAS më shumë se 200 gra në vit.

Të dashura gra socialiste, Eshtë e lehtë që të rendisësh arritjet në një kongres! E vetëdijshme se faktet flasin shumë më fort se fjalët, unë dua të ndalem pak më shumë, tek gjërat që ne duhet të bëjmë. Sepse jam e sigurt që ka gra dhe vajza që duhej të ishin këtu sot, por nuk munden të na bashkohen; Jam e sigurt që ka ende zona ku ende nuk kemi shkelur sa duhet, për t’i ndihmuar këto vajza dhe gra të përmbysin mentalitete mbytës që nuk i lënë të ngrenë zërin. Fakti që sot, në vitin 2020, vuajmë ende epideminë e dhu nës ndaj grave, do të thotë se nuk kemi bërë maksimumin e përpjekjeve dhe se duhet që të gjitha bashkë t’i shumëfishojmë këto përpjekje. Unë jam besimplotë se nëse të gjitha bashkë, duke nisur nga vetja ime, bashkojmë përpjekjet, do të vijë një kohë kur dhu na absurde, e çm endur, e papranueshme, ba rbare ndaj grave do të jetë një kujtim I TU RPSHEM I I NJE TE KALUARE, QE NUK DO TE VIJE KURRE ME!

Të gjitha bashkë do t’ia dalim! Unë jam nënë e dy vajzave, të cilat do të rriten dhe jetojnë në këtë vend. Fjalët që u them shpesh gjatë bisedave tona si nënë dhe bija, dua t’i ndaj edhe me ju sot: Për të ndryshuar realitetin ku jetojmë;  për të çuar përpara ëndrrat që kemi, e nga të cilat s’duhet të heqim dorë kurrë;  për të ndërtuar një të ardhme të bukur, nuk kemi nevojë për shkop magjik!  Fuqinë e ndryshimit e kemi tashmë brenda vetes.  Nuk kemi pse e kërkojmë tjetërkund. E zotërojmë atë fuqi dhe duhet vetëm ta vëmë në punë për të ndërtuar jetën që meritojmë, për të ndërtuar familjen që meritojmë, për të ndërtuar shoqëronë që meritojnë dhe për të ndërtuar SHQIPËRINË QË DUAM!