Robert Berisha nuk ka reaguar aspak që kur modelja Jessica Kadiu zb uloi romancën e tyre! Të paktën deri më sot kur ish-bashkëshortja e tij Nora Istrefi publikoi disa foto superse ksi, të cilave nuk iu rezistoi dot as Roberti. Ky i fundit e ka pëlqyer postimin e ish-bashkëshortes dhe kjo ka bërë që fansat e saj të reagojnë me komente ku i dalin në mbrojtje Norës. “Besoj që Roberti edhe në ëndërr të sheh”, i shkruan dikush nga komentuesit. Dy ditë më parë, modelja Jessica Kadiu pranoi publikisht romancën e saj me Robert Berishën, me të cilin ishte përfolur prej kohësh për një lidhje, që kur u kapën mat në një resort luksoz në Turqi, ku po bëheshin xhirimet e një videoklipi.

Modelja tregoi se ende vazhdon ta dojë Robertin dhe shpreson që një ditë të bashkohen, por Roberti nuk i ktheu përgjigje, të paktën publikisht. Ai vijon me postimet në Instagram të aktiviteteve dhe koncerteve të tij, një pjesë e mirë e të cilave i ka në bashkëpunim me Nora Istrefin. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në raport me modelen, por sa i përket marrëdhënies me Norën, Roberti tha se ka shpresë dhe se marrëdhënia e tyre nuk konsiderohet asnjëherë e mbyllur përfundimisht. “Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, u shpreh këngëtari në një intervistë për “3shat”. Aktualisht, Roberti tha se është beqar dhe shumë i zënë me punë.