Doganierët e pajisur me maska dhe fletushka ku jepen këshilla si të mbrohemi nga koronavirusi. Kjo është situata në doganën e Muriqanit.
Nga dogana është bërë me dije se në këtë pikë kufitare është vendosur një dhomë-karantinë provizore ku do të izolohen të gjithë personat për të cilët ka dyshime se janë prekur nga virusi që ka “pushtuar” botën, edhe pse deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të regjistruar.