Kryeministri kinez, Li Keqiang, i ka kërkuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të lehtësojë Kinën në blerjen e materialeve shëndetësore përmes kanaleve tregtare, pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. Kina, tha Li, “është e gatshme të rrisë shkëmbimin e informacionit, komunikimit dhe bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian”.

Von der Leyen shprehu gatishmërinë e BE-së për të ofruar ndihmë për Kinën dhe për të koordinuar shtetet anëtare për të lehtësuar furnizimin e Kinës me materiale shëndetësore.