Kryeministri Edi Rama i ka dërguar homologut të tij kinez Li Keqiang një letër ngushëlluese për jetët e humb ura nga koronavirusi, duke i shprehur dhe solidaritetin e popullit shqiptar lidhur me këtë situatë të vështirë. Rama thotë se vendi ynë sapo i ka mbijetuar një tërmeti shkatërrues dhe është i vetëdijshëm për rëndësinë e përkrahjes në një situatë të tillë. Ai vlerëson edhe punën e autoriteteve dhe personelit mjekësor që po punon për të luftuar virusin.
“Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe popullit tonë me atë kinez lidhur me koronavirusin që ka prekur qytetin e Wuhanit. Ju shpreh ngullëshimet e mia për të gjitha jetët e humbura dhe i urojë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Kam ndjekur zhvillimet e fundit dhe uroj që qeveria kineze dhe populli kinez të tejkalojnë këtë situatë. Po e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur edhe vlerësimin e punës së autoriteteve dhe personelit mjekësor që po punon për të luf tuar virusin.
Ne sapo i kemi mbijetuam një tërmeti shkat ërrues që prekur vendin në 26 Nëntor të vitit të kaluar dhe me pla gët tona ende të hapura, ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihës mes popujve në kohë të tilla të vështira. Ju lutem pranoni bindjen time se populli dhe qeveria shqiptare qëndron pranë jush në këtë krizë”, shkruan Rama.