Shefja e Infektivit të QSUT Najada Como duke folur për koronavirusin në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u shpreh se moshat e treta janë më të rrezikuara. Como tha se fëmijët janë më pak të rrezikuarit, ndërsa shtoi se Shqipëria ka marrë shtesë, menjëherë pasi koronavirusi u përhap me shpejtësi në Itali.
“Më të cenuar janë moshat e treta, sepse ata kanë më tepër rrezik të preken nga sëmundje të ndryshme. Fëmijët për fat të mirë pak preken dhe ky është një lajm i mirë. Nuk ka asnjë fëmijë viktimë. Duke qenë se Italia shtë një vend afër nesh, ne kemi marrë masa shtesë”, tha Como.