Monika Kryemadhi ka nxjerre Luan Ramen sot nga selia e LSI, per te mbrojtur bashkeshortin e saj dhe per te sulmuar e ‘kercenuar’ Lulzim Bashen. Pas takimit te Bashes me te vetet per Koronavirusin dhe deklarartave ku tha se per Koronavirusin duhet te flasin specialistet, LSI eshte bere agresive, duke i kujtuar Bashes se te merresh me kete virus ne nje kohe qe Meta ka thirrur proteste, eshte sherbim ndaj qeverise dhe Edi Rames.

“Çdo përpjekje për të krijuar alibi, apo çdo alibi për t’u fshehur pas koronavirusit, apo pas krimovirusit të qeverisë, është në thelb shërbim për të fshehur dhe për t’i shërbyer antikushtetutshmërisë, është shërbim ndaj atyre që kanë shkelur kushtetutën, është shërbim për t’u vënë në funksion të atyre që kanë bërë me vetëdije një veprimtari kriminale në funksion të kapjes së shtetit, dhunimit të shtetit dhe shkeljes së Kushtetutës”, tha Luan Rama.