Kryeministri Edi Rama mbajti sot një takim në cilësinë e kreut të OSBE me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Rusia është një pjesëmarrës kyç në negocimin për paqe në disa konflikte, dhe shpreson se një gjë e tillë do të arrihet edhe në konfliktin e saj me Ukrainën. Më tej kryeministri Rama ka treguar edhe se sa u trondit kur vizitoi zonën e luftës në Donbass, ku tha se pa njerëz pa dallim kombësie, moshe apo nevoje të luftonin për të mbijetuar.
”Më lini tju them se unë erdha në Moskë 15 vjet pas vizitës sime të parë si kryebashkiak i Tiranës dhe me këtë rast si kryetar i radhës së OSBE dhe do ta nisja duke ju komplimentuar të gjithëve në këtë qytet edhe pse e di që është puna e kryebashkiakut por ndryshimet janë mahnitëse. Dhe po ju keni të drejtë që po jetojmë në kohë të trazuara dhe është e qartë se siguria në rajonin tonë është mjaft e brishtë. Kërcënimet ndërkombëtare po bëhen shumë komplekse dhe njerëzit po vuajnë dhe natyrisht duke pasur parasysh që njerëzit vuajnë duhet të gjejmë motivimin e mirë të të gjetur dialogun.
Më lejoni të përsëris atë që thashë, si kryetar i OSBE kur OSBE u themelua 45 vjet më parë parimet e saj të integritetit territorial, lirive, të drejtave dhe janë ende aq aktuale. Duke pasur parasysh se njerëzit dhe siguria duhet të jenë në vend të parë mund të përpiqemi që mund të bëjmë më shumë. Letë shprësojmë që më e mira nuk ka ardhur ende. Faleminderit për mikëpritjen. E dimë që Rusia është pjesëmarrës kyç në disa formate negocimi për konfliktet. Vij këtu me besimin se ju dhe vendi i mrekullueshëm do të përdorni ndikimin tuaj për të ecur përpara paqes së nevojshme. Ju them se sa u trondita kur vizitova zonën e luftës dhe sa e dhimbshme ishte të shihje njerëz që vuanin pa dallim moshe, nevoje, njerëz nga e gjithë zona që luftonin të mbijetonin. Në emër të këtyre njerëzve ju bëj thirrje të bëjmë më të mirën. ”– tha Rama. (TemA)