Kryeministri sllovak Peter Pellegrini anuloi axhendën e tij për shkak të një sëmundje të papritur.Kjo u njoftua nga zyra e tij, vetëm një javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në të cilat partia e tij parashikohet të humbasë pushtetin.

Sipas Reuters, Pellegrini duhej të shfaqej në një debat televiziv me liderët e partive të tjera.“Kryeministri Peter Pellegrini është shtruar në spital dje në mbrëmje për shkak të një infeksioni akut në frymëmarrje, që u shoqërua me temperaturë të lartë.Për pasojë,ai ka anuluar të gjithë planet e tij” shkruhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit.