Napoli ka fituar përballjen e parë të gjysmëfinales së Coppa Italia ndaj Interit në San Siro me rezultatin 1-0 falë golit të Fabian Ruiz në pjesën e dytë. Ishte një ndeshje e luftuar, megjithëse skuadrat nuk shfaqën rendiment maksimal, ashtu si në kampionat, të paktën Interit. Pas një pjese të parë të barabartë, Napoli arrin të zhbllokojë rezultatin me një aksion të rrallë në zonën e Interit.
Fabian Ruiz në fillim ka hezituar, por më pas ka goditur bukur duke mposhtur portierin Padelli, i cili po zëvendëson të dëmtuarin Handanovic. Interi u mundua të reagonte, por as zëvendësimet e Conte-s nuk arritën të ndikonin në rezultat. Një fitore e rëndësishme për Napolin, por sfida mbetet e hapur më 5 mars.