Kancelari austriak, Sebastian Kurz theksoi se mbështeste të djathtën e moderuar të Angela Merkelit në Gjermani, pas refuzimit për t’iu bashkuar ekstremit të djathtë, edhe pse ka bërë të kundërtën në qeverinë e tij të mëparshme. “Mes partisë gjermane të ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD) dhe Partisë austriake të Lirisë (FPÖ) mendoj se ka ndryshime”, deklaroi drejtuesi konservator në Konferencën e Mynihut për Sigurinë duke theksuar se ”e para ishte më radikale se e dyta”.

“Si pasojë, mendoj se rruga e zgjedhur nga Partia Demokristiane e kancelares gjermane (CDU) është e duhura”, shtoi ai. “Mendoj se është e justifikuar që partia ka vendosur qartë për të mos bashkëpunuar me AfD-në”, theksoi ai.