Njëri nga dy emrat të cilëve OFL-ja u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë është edhe Astrit Limani, i njohur edhe me mbiemrin Nimani. Në 10 maj të vitit të kaluar ai u arrestua, pasi ishte në kërkim nga drejtësia italiane i dënuar me 13 vite burg për orga nizatë kri minale në tra fikun e dro gës. 49-vjeçari që njihet edhe si “Titi i Ukës” u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.
Astrit Nimani (Limani) është arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Milanos me 13 vite bu rg për “Orga nizatë kri minale me qëllim tra fik të lëndëve nar kot ike”. Ai njihet ndryshe në Lezhë edhe si “Titi i Ukës” dhe është një emër i njohur për drejtësinë. “Titi i Ukës” është arrestuar më 15 nëntor 2013 në Serbi dhe më pas është ekstraduar në Itali, ku ishte dën uar për tra fik dro ge. Por, pas lirimit në Itali, ai ishte kthyer në Shqipëri, dhe në vitin 2013 rezulton anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës. Në vitin 2015, Gjykata Lezhë do të vendoste sekuestrimin e një pasurie prej 10 milion eurosh të Limanit, ku përfshiheshin tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel. Policia e Lezhës tha atëherë se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Nimani, banues në Lezhë.
Por angazhimi i tij ka qenë edhe politik. Në vitin 2013, Astrit Limani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë, e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike. Ai ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë këshill bashkiak.
Pasuritë e vëna nën sekuestro në plazhin e Shëngjinit në vitin 2015:
1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2, 2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe. 3-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe. 4-Një godinë 10-katëshe, me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe parkimi./shqiptarja.com