Tayna me hitet e saj ka fituar zemrat e të gjithëve dhe fama e saj tashmë i ka kaluar kufijtë. Madje këngët e saj po dëgjohen deri në Shtetet e Bashkuara pasi shpesh kemi parë personazhe të njohur që i shkruajnë reperes apo nisin ta ndjekin në Instagram.
Një prej tyre është ish i dashuri i Kylie Jenner, Tyga. Reperi ka nisur ta ndjekë Taynën në Instagram e kjo është vënë re menjëherë nga fansat.


Siç duket reperit i kanë pëlqyer këngët e Taynës dhe pse jo në të ardhmen mund të kemi edhe një bashkëpunim.