4 Shkurt- Në ditën Botërore të Kancerit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në faqen e saj në facebook ka renditur disa fakte për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve tumorale. Manastirliu shkruan se financimi për trajtimin e tumoreve është trefishuar, nga 8.6 milion në 24 milion euro.

Ministrja Manastirliu bën me dije se mbulimi i plotë me herceptinë për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, trajtimi 100% për pacientët me sëmundje malinje të gjakut dhe shërbim afër vendbanimit për të sëmurët me tumor, në Njësitë e Kemioterapisë në 7 spitale rajonale, ka ndikuar në uljen e vdekshmëria sa i takon kancerit të gjirit. Sipas të dhënave të ISHP është ulur në mënyrë të qëndrueshme për gratë nën 50 vjeç dhe nuk ka rritje në tërësi, pavarësisht rritjes së jetëgjatësisë.

Manastirliu shkruan më tej se aktualisht më shumë se 23 mijë seanca Radioterapie kryhen me standarde europiane, me dy akseleratorët linearë në Njësinë e re të Radioterapisë në QSUT. Gjithashtu Manastirliu shkuan se 6 mamografi të reja në spitalet rajonale të Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, Kukësit, Vlorës dhe Lezhës ofrojnë për më shumë se 19 mijë gra/vit falas shërbimin e mamografisë afër vendbanimit.

Ministrja e shëndetësisë mes fakteve të tjera përmend se nga Programi Kombëtar i Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës 17 mijë gra përfituan falas ekzaminimin për kancerine qafës së mitres. Pas impelemtimit të programit të Kontrollit Mjekësor Bazë, programit të depistimit të kancerit të qafës së mitrës, tashmë me Programin Kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit plotësojmë standartin evropian të programeve të parandalimit në qendër të politikave shëndetësore, duke e kthyer fokusin tek shëndeti dhe jo tek sëmundja.