Në një konferencë ku po prezantohen projektet dhe modelet e rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri i vendet, Edi Rama deklaroi se procesi në fjalë do të nisë nga familjet më të prekura dhe me më pak të ardhura. “Ata kanë më shumë se të tjerët domosdoshmërinë për të hyrë në një shtëpi të re. Synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar disa mijëra familje. Shtëpitë e para do të jenë për familjet në çadra që nuk duan të shkëputen nga tokat e tyre”, deklaroi Rama.
Nga ana tjetër, ministrja Margariti u shpreh se do të ndërtohen lagje krejtësisht të reja. “Do të ketë shtim të shërbimeve të munguara. Do të ketë tre lloje banesash; banesa njëkatëshe, teknologji modulare, kopsht bujqësor, oborr dhe verandë. Elementët përbërës të shtëpive; bazamenti, struktura, muret dhe izolimi, çatia. I jemi bazuar rezistencës së tërmetit 9 ballë“, tha Margariti.