Tirana mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Kukësit. Bardheblutë triumfuan me përmbysje 2-1 ndaj verilindorëve.
Pas ndeshjes, trajneri i kryeqytetasve, Emanuel Egbo dha një prononcim për “Supersport”, ku nuk e fshehu gëzim pwr arritjen e këtij rezultati
Fitore ndaj kryesuesve?
Jam pa fjalë. Nuk e di na ku t’ia nis. Lavdia i shkon atij lart që bëri këtë mrekulli. E gjithë bota e ka një zot dhe ai nuk iu zhgënjen kurrë. Ai ia jep atij që jep maksimumin. Nuk e di si mund t’i falënderoj çunat për atë që dhanë. Zoti I shpërbleu për atë që dhanë.
Zëvendësimet?
E filluam mirë ndeshjen. Pjesën e dytë e nisëm ashtu si në pjesën e parë. Pësimi golit ndryshoi çdo gjë. Çunat besuan, ndonëse kishin vështirësi, por ia dolëm. Me besimin që kishim, zoti ndryshoi çdo gjë.
Kobinah?
Është një lojtar që shpesh e kam thënë, se mund të rrijë 15 minuta në izolim, por më pas ia arrin të dalë. Ne e dimë se kur e ka topin, mund të na ndihmojë shumë. Mënyra se si e pësuam golin, nuk ishte naive, është diçka që mund të ndodhë. Nuk është gafë e Vangjelit, gabimi ishte që ne mbrojtësi i krahut.
Derbi?
Ta shijojmë këtë fitore sot, një ditë më shumë pushim nuk ka diçka ndryshe. Nesër kemi përsëri stërvitje dhe jemi njësoj si Partizani. Morali është i lartë dhe besimi po ashtu, vazhdojmë me këmbë në tokë.
Muçi edhe Ngo në lojë bashkë?
Muçi në pjesën e parë luajti mirë, në pjesën e dytë deri kur pësuam gol nuk mu duk mirë. Mendova se nuk mund të luanin mirë bashkë me Ngonë. Goli i Bathës nuk është fat, nëse ia bëjmë hyzmetin zoti i shikon këto dhe na shpërblen. Nuk e quaj fat, por dorë e zotit. Edhe kur ishim duke humbur, unë besoja te përmbysja. I kam thënë çunave që kam besim te ekipi.
Ismajlgeci meriton më shumë?
Normalisht meriton më shumë. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. I thashë para ndeshjes që të jetë gati pasi mund të fus në fushë. Ne kemi parë organikën që kemi në ekip dhe bëjmë zgjedhjet tona.