Pedrag Mijatovic ka analizuar situatën te Real Madridi në mikrofonat e “El Larguero”. Ish-futbollisti dha mendimin e tij për të ardhmen e Modric, Bale etj.
Modric – “E shoh në Madrid. Ai ka edhe një vit kontratë dhe, nga ajo që kam biseduar me të, ndihet mjaft mirë këtu. Me siguri do të luajë me Realin edhe sezonin e ardhshëm”.

Bale – “Nuk jam i befasuar, që ai nuk ka vazhdimësi loje (aktivizimi). Bale është një lojtar, që unë e kam pëlqyer gjithmonë, për shkak të karakteristikave që ka. Mendoj se edhe Zidane është duke u mbështetur tek ai. Duhet të jem i kujdesshëm në ato që them për Bale. Thashë diçka muaj më parë dhe të gjithë m’u kundërvunë. Unë mendoj se skuadra po funksionon mirë edhe pa të. Bale do të luajë kur ta shohë të arsyeshme trajneri”.

Real Madridi tjetër i Zidane – “Më pëlqeu ekipi i Zidane në eksperiencën e tij të pare si trajner. Zidane fitoi tre Champions radhazi. Lojtarët janë tashmë pak më të vjetër. Real Madridi është një kandidat serioz për të fituar gjithçka që mundet”.

Mbappé dhe Tuchel – “Ndoshta gjëja më e zgjuar është t’i diskutosh gjërat në dhomën e zhveshjes, jo në publik. Në futboll ka shumë kamera…”

Barcelona – “Po kalon një kohë të vështirë dhe kësi fërkimesh, të cilat ekzistojnë në të gjitha skuadrat, duhet të zgjidhen në mënyrë private. Të dy gabuan, Messi dhe Abidal”.