Ambasadorja e Kanadasë, Alex Bugailiskis tha sot, pas një takimi me kryeministrin Edi Rama se “ne do të ndërtojmë lidhje më të forta duke rritur tregtinë dhe investimet”.
Ambasadorja Bugailiskis falënderoi kryeministrin Rama për pikëpamjet inteligjente mbi zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, veçanërisht në Ukrainë.
Ajo siguroi gatishmërinë e Kanadasë për të ndërtuar lidhje më të forta, duke rritur tregtinë dhe investimet, duke punuar ngushtë brenda Aleancës së NATO-s dhe dhe në mbështetje të Presidencës së OSBE-së.
“Faleminderit kryeministri Edi Rama për pikëpamjet tuaja inteligjente mbi zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, veçanërisht Ukrainën. Ne do të ndërtojmë lidhje më të forta duke rritur tregtinë dhe investimet, duke punuar ngushtë brenda Aleancës së NATO-s dhe dhe në mbështetje të Presidencës së OSBE-së”, u shpreh ajo. Bugailiskis është ambasadore e Kanadasë për Italinë, Shqipërinë dhe San Marinon, rezidente në Romë.