Nën duartrokitjet e sallës podiumit të Kongresit të socialistëve iu drejtua edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. “Mirëse iu gjej. Përveç pjesëmarrjes në takimet e fillimit dhe mbylljes së fushatave kam ruajtur me fanatizëm. Por befasisht e ndeja të natyrshme edhe ftesën që m’u bë dhe për të marrë fjalën. Them befasisht se kam ndjerë të kundërtën për t’u shfaqur protagoniste. Pseja e pranimit të kësaj ftese mbase do të dalë në rreshtat e fjalës sime, por mu duke momenti dhe vendi i duhur për të folur, faleminderit kujt i shkoi mendja për të më ftuar. Fjala ime nuk pretendon të jetë asgjë më shumë sesa për të ndarë me ju disa mendime modeste. Në vjeshtën e 2005 PS-ja zgjidhte kryetarin e ri, në atë kohë kishim filluar të aplikonim shkollat komunitare në jug të vendit, diku në Gjirokastër. Kryetari i asaj komune ishte delegat në kongresin e trazuar që zgjidhi kryetar Edin. Në përfundim delegati erdhi në zyrë dhe dikush nga ne e pyeti dhe ai tha ‘nuk zgjodhëm ne tha, kryetarin, por fëmijët tanë, që na mbytën me mesazhe duke na thënë ‘zgjidhni atë të gjatin se është modern, ai’. Edi erdhi në krye të PS-së si thirrje e fëmijëve të atyre që i dhanë jo pak Shqipërisë pas daljes në rrugën e lirisë dhe demokracisë. Ka ndodhur një ndryshim i madh i paimagjinueshëm. Kjo me siguri është edhe pjesë e arsyes që më bëri të vij këtu tek ju gratë që i përkisni partisë dhe kanë meritë për këtë ndryshim, ta thelloni dhe ta bëni që të shtrihet poshtë. Kur një burrë del në skenë, ai është një më shumë, ndërsa një grua e mbart detyrimin për t’u bërë forcë tërheqëse më shumë.
Në këndvështrimin tim kjo ngjitje e gruas në vëmendje është vlerësim i admirueshëm, jo thjeshtë individual. Jam e tunduar për të rrokur cdo temë por dua të qëndroj te thirrja e fëmijëve. Për mua fëmijët janë shëmbëlltyra e Europës që kemi brenda ndesh. Kam parasysh dëmin që i bëhet nga egë rsia dhe v ulgariteti nga agr esiviteti. Përpara tyre shtrihet një jetë që nuk ka të ngjarë me jetën tonë që kemi kaluar. A bëhet gjithcka duhet që gjenerata e re të jetë m ishërimi i përkatësisë Europiane të Shqipërisë? A është kuptuar se sfida e fëmijëve tanë nuk do të jenë të njëjta me ato që përballojmë ne? A mjafton që ndryshimi dhe vullneti për realitetin e ri. Le të marrim për një cast ndryshimin që ka sjellë interneti. Nr. i përdorueseve e ka kaluar mesataren botërore, por numrat nuk na e thonë sigurinë e tyre në internet. Mosha e tyre që përdorin internetin vjen duke u ulur, por nuk e dimë si e absorvon ushqimin e ekranit. Prindërit janë ende rojet e pazëvendesueshme. Por 30% e tyre nuk dinë ta përdorin dhe shumë të tjerë të mbingarkuar, preferojnë t’ia lënë internetit. Shumica e fëmijëve e aksesojnë nga telefoni dhe kjo është kaq e letë sa rrezikon që e vetmja mëhallë që do të njohin do të jetë mëhalla e internetit dhe gjuha e tyre të jetë zhargoni i shkurtimit.
Shkolla, kopshte, cerdhe, kënde lojërash janë bërë shumë, por edhe sikur të mbaronte nevoja për to jemi shumë të zbuluar në lidhje me sfidën që po flasim. Prandaj ju lutem angazhohuni ku zëri juaj dëgjohet për një ofertë të re për fëmijët e këtij vendi. Është e qartë pse duhet të kemi një Teatër të ri kombëtar, apo të tjera salla si arturbina, por a mund të jemi të qeta ne nënat kur i vetmi teatër fëmijësh është Teatri i Kukullave një hije e ftohtë e atij që ishte kur Tirana ishte 5-fish më e vogël se e sotmja. I bukur është stadiumi i ri kombëtar, por a ma thotë dot njeri se endi nuk më ka dhënë një argument bindës, pse nuk kemi një sistem funksional për klasat n shkolla. Më në fund dëgjova që kopshti zoologjik do të të ndërtohet sipas standardeve, shpresoj që këtë herë të ndërtohet, por pse nuk kemi të tjera. Në nëntorin e 105 të pavarësisë Zaho kishte mbushur 5-vjeç, në mbrëmje më vjen një mesazh nga mësuese Elda, ‘Zaho më ka surprizuar dhe prekur sot’. Të nesërmen më tregoi se po pyesim fëmijët pse e duam Shqipërinë dhe kur erdhi radha e Zahos më tha ‘Se ajo është shtëpia jonë’. O e bëni ju gratë socialiste atë që politika duhet të bëjë një ofertë të re për fëmijët ose nuk e bën kush. Ose e bën PS-ja këtë vend shtëpi të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve nuk ka për ta bërë dot kush. U bëftë më e mira për ju dhe familjet tuaja” tha ajo.