Një kohë ekstreme kërkon masa ekstreme dhe ne jemi gati për përballje ekstreme me krimin”.Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në repartin RENEA ku është trajnuar Njësia Operacioni Forca e Ligjit.

Rama ishte i pranishëm për të prezantuar ligjin special të miratuar dy ditë më parë, për masat pasurore ndaj personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar.

Operacioni Forca e Ligjit është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnim të specializuar dhe stërvitje, nesër do të dalë në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapo miratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.Akti Normativ sot u përshëndet edhe nga SHBA dhe BE.