Ministrja e Drejtësisë me mbështetjen e delegacionit të Bashkimit Europian ka organizuar edicionin e dytë ‘Vrapo kundër korrupsionit’. Ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili ishte i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi se të luftosh korrupsionin është përgjegjësi e çdo institucioni dhe individi.
‘Ne punojmë bashkë që të luftojmë korrupsionin. Po pyesja veten këtë mëngjes se çfarë do të thotë vrapimi kundër korrupsionit. Është shumë e thjeshtë korrupsioni nuk ka drejtimin tonë. Unë jam gati që të vrapoj në drejtimin kundër korrupsionit. Për mua ky është një sinjal që njerëzit duan të ndryshojnë dhe është e rëndësishme që të nis nga çdo njëri prej nesh, të luftosh korrupsionin është përgjegjësi e çdo institucioni dhe individi’, tha Soreca. Nga na tjetër ministrja Gjonaj theksoi se shoqëria duhet të jetë në të njëtin drejtim për të luftuar korrupsionin.
‘Ne do të duhet që të gjithë së bashku të jemi në të njëjtin drejtim, kundër korrupsionit. Integriteti, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit janë prioriteti i të gjithë shoqërisë. Duhet gjetur modusi i përbashkët për të luftuar korrupsionin’, tha Gjonaj. Në aktivitetin e organizuar nga ministria e drejtësisë kanë marrë pjesë ambasadori I Mbretërisë së Holandës, Korthas Altes, përfaqësues nga Bashkia e Tiranës si dhe dhoma ndërkombëtare e tregtisë.