Ejlyl shkon në teatrin e shkollës për të parë motrën. Ajo i vjedh Kemalit telefonin dhe shënon të gjithë numrat për të gjetur numrin e nënës së Kaderit. Një grua e sheh Ejlylin dhe e akuzon para të gjithëve se vodhi telefonin.

Kemal e mbron Ejlylin dhe e shpëton nga situata. Mesude qorton Ejlylin për veprimin që bëri. Xhemre shkon në shtëpinë e vjetër dhe kërkon të futet brenda por e zonja e shtëpisë nuk e lejon. Songyl del për pazar me Sedën dhe rastis me Gynejin.

Ky i fundit i kërkon leje Sedës që të dalë me Songylin. Toprak i shpreh dashurinë Ferides. Songyl i dërgon dhurata mikeshave të saj në jetimore. Meral hakmerret ndaj Defnes duke hedhur plehra para shtëpisë së saj.

Nazan kupton që këtë e ka bërë Merali dhe ia çon plehrat në jetimore. Neriman inatoset me Nazanin. Mesude i lutet Kemalit të mos e lërë kurrë pasi mendon se askush nuk do e dojë. Defnes i del gënjeshtra që mes saj dhe Toprakut nuk ka asgjë. Defne i tregon Xhemres se Serkan është i dashuruar me Ejlylin./revistawho