Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Ministria që ka drejtuar, nuk ka lëshuar asnjëherë leje për transferimin apo shitjen e gazit lotësjellës në Shqipëri. Pacolli ka shkruar në “Facebook” se dikush është duke e dezinformuar publikun.

“Çdo përpjekje e kujtdo që të përfshijë Ministrinë e Punëve të Jashtme në dërgimin e gazit lotësjellës në Shqipëri ndërsa isha ministër është një shpifje primitive, çnjerëzore dhe gënjeshtër e njerëzve të këqij dhe të irrituar primitiv.

Është e qartë se një keqinformim i tillë motivohet nga dikush që dëshiron të çoroditet politikisht dhe synon vetëm ta dëmtojë emrin tim”, tha ai.

Pacolli shtoi se do të kërkojë marrjen e masave ligjore kundër atyre që sipas tij po gënjejnë.

“Të gjithë ata që kanë diçka të ndajnë provat ose të mos shpifin. Unë do të kërkoj marrjën e masave ligjore kundër të gjithë atyre që gënjejnë, sepse ata duhet të mbahen përgjegjës për fjalët e tyre publike”, ka shkruar ai.