Lulzim Basha është zgjuar sot rreth orës 10.00 të paradites dhe ka vendosur të këshillojë autoritetet e Shëndetit për marrjen e masave mbi Coronavirusin. Basha, që njihet për aftësinë e tij spektakolare për t’u prditësuar me ngjarjet 1 deri në 2 javë pasi ndodhin apo janë duke ndodhur, gjë që kushtëzon edhe reagimet e tij të vonuara, u ka kërkuar autoriteteve që të vendosin masa të kontrollit në aeroport dhe në portet e vendit për qytetarët që vijnë në Shqipëri, pasi sipas tij, persona të dyshuar me Coronavirus kanë rezultuar edhe në Itali (kjo gjë ka 3 ditë, por Basha e mori vesh sot).
Komiteti i Posaçëm i ministrisë së Shëndetësisë ka vendosur grupe kontrolli prej dy javësh në të gjitha pikat e hyrjes kufitare, ndërkohë që në një dalje të sajën, Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik bëri të ditur se tashmë këto masa janë përforcuar me dyfishim të personelit, ndërkohë që u ka kërkuar qytetarëve që të kenë më shumë besim tek institucionet.