Durrësi është tashmë pjesë e intinerareve të anijeve kroçera, që i bien kryq e tërthor Detit Mesdhe. Për herë të parë në Portin e Durrësit do të mbërrijë kroçera M/V “Spirit of Discovery. Krociera M/V “Spirit of Discovery lundron nën flamurin e Britanisë së Bashkuar, është prodhuar në vitin 2019, ka një gjatësi prej 236.71 m dhe gjerësi 31.2 m.
Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçerë, e cila është prodhuar vetëm përpara një viti. Prej vitesh Shqipëria nuk është më pikë kalimi, por është destinacioni turistik i turistëve të huaj. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë gjatë vitit 2019 është 6.406.038, duke u rritur me 8,1 %, në krahasim me vitin 2018. Gjatë vitit 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 18,2 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 13,9 %.