Manchester United raportohet se nuk ka ndërmend ta mbajë interesin për Jack Grealisht për në fund të sezonit, por ka nisur që tani të lëvizë për të përgatitur transferimin e tij. Pasi Jesse Lingard dhe Andreas Pereira janë lënë jashtë ekipit për ndeshjen ndaj Watford, Solskjaer ka dhënë sinjale të qarta se ata do të shiten në fund të sezonit.

Man United nuk ka ndërmend të presë për Grealisht, dhe kërkon ta sigurojë lojtarin përpara fundit të marsit. Kohët e fundit United është përmirësuar, sidomos pas transferimit të Fernandes, por pritet më shumë nga Djajtë.